Please enter at least 3 characters.

Ledri dëshmon se është ndër më të pëlqyerit (Video)

2016/04/leditr.png

Se ka një numër tejet të madh fansash pas vetes është diçka që tashmë dihet, por sot dëshmoi se edhe një thirrje e tij, qoftë edhe vetëm nëpërmes rrjeteve sociale, bën një numër të madh të qytetarëve të dalin për ta parë e ndjekur atë nga afër.

Fjala është për Ledri Vulën, i cili sot, në një mënyrë të veçantë bëri promovimin e videoprojektit më të ri muzikor.

“Kings” mban titullin videoprojekti më i ri i një prej rep artistëve më të mirë shqiptar. Për herë të parë këngën “Kings” publiku pati rastin ta dëgjojë të mërkurën të interpretuar po nga Ledri në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Këtë projekt muzikor rep artisti e konsideroi shumë të veçantë dhe, sipas tij, kjo është arsyeja që i është bërë një promovim më i madh paraprakisht, raporton emisioni “Express” i KTV-së.

Videoklipi është xhiruar nga produksioni “Entermedia”, por marrë parasysh profesionin që Ledri ka, është e pamundur të mos ketë gisht në realizimin e tij.

Të entuziazmuar për prezantimin e tij, të pranishmit gjatë gjithë prezencës së tij në skenë e përcollën me duartrokitje e brohoritje të vazhdueshme.

Për të gjithë ata që ishin prezent, këngëtari u bëri dhuratë nga një CD me projektin e ri muzikor, e po ashtu edhe nga një bluzë me emrin e tij. Me këtë rast u bë edhe promovimi i produktit më të ri të Devolli Coorporation “Princ instant”, fytyra reklamuese e së cilit është këngëtari. Me instalimin e teknologjisë më moderne në fushën e produkteve të kafesë, ka filluar prodhimi dhe plasimi në treg i mbi 20 produkteve të reja me brendin më të njohur kosovar “Prince”.

Një material më të zgjeruar sa i përket videoprojektit më të ri të Ledri Vulës, e po ashtu edhe planeve për këtë vit, do të mund ta ndiqni në edicionin e së premtes të emisionit Express, nga ora 20:00.