Kërkohet paraburgim për personat që u zunë me 81 kilogramë drogë
14:"Ridvan Slivova
01/07/2019
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, kanë realizuar një aksion, të dielën me ç’ rast nga ky aksion janë konfiskuar tetë paketime marihuanë, me peshë 81.5 kg dhe tri vetura, mjete më të cilat dyshohet se personat me inicialet, M.S., M.A., dhe D.G., në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, të njëjtit janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe, ndaj tyre është ushtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, në Gjykatën Themelore në Prishtinë.


