Karim Benzema, fitues i Topit të Artë - i pari në karrierën e francezit
Karim Benzema e ka fituar Topin e Artë për herë të parë në karrierë, duke qenë një favorit i padiskutueshëm pas arritjeve të mëdha që kishte me Real Madridin dhe përfaqësuesen e Francës.
Sulmuesi francez ka mposhtur konkurrencën nga, Sadio Mane, Kevin de Bruyne dhe Robert Lewandowski, për të pasuar më pas me renditjen e lojtarëve të tjerë.
Benzema e fitoi çmimin më të madh për një lojtar me plot meritë, pasi për të flasin erdhe të arriturat e tij që i kishte në edicionin e kaluar.
Më poshtë keni të arriturat e tij për edicionin 2021/22:50 gola gjatë sezonit (në të gjitha garat)15 gola në Ligën e Kampionëve (dy gola më pak se rekordi historik)2 hat-trickë në Ligën e Kampionëve (kundër PSG dhe Chelsea) –Me Real Madridinin fitoi: Superkupën e Spanjës, La Ligën dhe Ligën ë KampionëveMe Francën fitoi: Ligën e Kombeve. /Telegrafi/


