Please enter at least 3 characters.

“Jo votimit të fshehtë” - Qalaj thotë se PDK s’do të bëjë asnjë veprim antikushtetutes

2022/07/Screenshot_3-58-1024x538-1.png

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj ka deklaruar se nuk pret ndonjë ndryshim as në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

Qalaj ka thënë se nuk marrin pjesë në votim për shkak se është veprim kundërkushtetues.

“Nuk marrim pjesë në votim për shkak të një veprimi kundërkushtetues dhe kundër rregullores së Kuvendit. Qasja e qeverisë për imponimin e një votimi të fshehtë është në kundërshtim edhe me qëndrimet që kemi si deputet”, tha ai.

Deputeti i PDK-së theksoi se do të jenë pjesë e iniciativave për zhbllokim të kësaj situate, por asnjëherë nuk do të bëjnë veprime kundërkushtetuese.

“Ne në vazhdimësi jemi duke marrë pjesë në çdo iniciativë edhe në takimin e presidentes, dhe kushdo që ndërmerr iniciativë do të jemi prezent dhe do të bëjmë përpjekje për të zhbllokuar këtë situatë por asnjëherë nuk do të ndërmarrim veprime kundërkushtetuese”, tha Qalaj./Telegrafi/