Please enter at least 3 characters.

Houstoni nënshtron San Antonion për të barazuar serinë e fitoreve

2017/05/JamesHarden-e1494226038584.jpg
301:"during Game Three of the NBA Western Conference Semi-Finals at Toyota Center on May 5, 2017 in Houston, Texas. NOTE TO USER: User expressly acknowledges and agrees that, by downloading and or using this photograph, User is consenting to the terms and conditions of the Getty Images License Agreement.
15:"Ronald Martinez

Me rezultat 125-104, Houston Rockets ka triumfuar përballë San Antonio Spurs në ndeshjen e katërt të 'play-offit', në kuadër të gjysmëfinales së Konferencës Perëndimore.

Në këtë mënyrë është barazuar seria e fitoreve në këtë duel të Konferencës Perëndimore në 2-2.

Ekipi fitues e bëri dallimin që në çerekun e parë duke shënuar 34 pikë dhe duke pësuar 22 sosh.

Fraksionin e dytë e fituan mysafirët (23:31), mirëpo dy çerekët e radhës ishin në favor të vendasve (34:23 dhe 34:28).

James Harden e udhëhoqi Houstonin me 28 pikë dhe 12 asistime, mirëpo fitorja ishte falë angazhimit të përbashkët ekipor. Shtatët lojtarë shënuan pikë dyshifrore.

Përballja e pestë zhvillohet në San Antonio ditën e martë.

Gjysmëfinalja tjetër e Konferencës Perëndimore zhvillohet ndërmjet Golden State Warriors dhe Utah Jazz, ku gjasat janë të mëdha që Warriors të shkojnë në finale pasi janë në epërsi të përgjithshme prej 3-0. /Telegrafi/