Please enter at least 3 characters.

Futbollisti i PSG-së shkel me veturë tifozin e klubit që protestonte me rastin e eliminimit prej Barcës (Video)

2017/03/psg-1.jpg

Thiago Motta po akuzohet se e ka shkelur me veturë një tifoz të skuadrës franceze të PSG-së.

Tifozët kishin dal të protestonin në aeroportin e Parisit kundër futbollistëve pas eliminimit nga Barcelona në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Tifozi i lënduar ka kërkuar ndihmë mjekësore, derisa mesfushori i Paris Saint-Germain ende nuk është prononcuar për këtë rast.

Kujtojmë se parisienët e kishin fituar takimin e parë me një epërsi prej katër golave (4-0), por në ndeshjen e dytë pësoi humbje me rezultat 6:1, e cila gjë ka bërë që të eliminohen prej ligë elitare evropiane për klube. /Telegrafi/