Please enter at least 3 characters.

Franca tejkalon kufirin e BE-së lidhur me deficitin buxhetor

2018/10/bankat.jpg
315:"An employee of GSA Austria (Money Service Austria) holds wads of new 500 euro banknotes at the company's headquarters in Vienna July 22, 2013. The GSA delivers new and collects old currency for the Austrian National Bank. REUTERS/Leonhard Foeger (AUSTRIA - Tags: POLITICS BUSINESS TPX IMAGES OF THE DAY) - RTX11V1K
7:"REUTERS

Deficiti buxhetor i Francës vitin 2019 ka gjasa të tejkalojë kufirin e Bashkimit Evropian prej 3 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto.

Sipas presidentit i Asamblesë Kombëtare të Francës, Richard Ferrand, vendi pritet të thyejë kufirin e deficitit pasi presidenti Emmanuel Macron i bëri lëshime protestuesve antiqeveritarë më parë këtë muaj, duke bërë një gropë prej 10 miliardë eurosh në buxhet.

“Ne marrim përgjegjësinë për të pasur një deficit më të lartë se sa pritet, ndoshta në 3.4 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto, por do të jetë një kulm ciklik, jo një trajektore strukturore”, tha Ferrand, përcjell Telegrafi.

Mirëpo, një zëdhënës i Ministrisë franceze të Ekonomisë nuk pranoi të komentojë lidhur me këtë.

Macron njoftoi rritjen e pagave për punëtorët më të varfër dhe një ulje taksash për shumicën e pensionistëve, duke kërkuar të heqë dorë nga një revoltë gati një mujore e "Jelekëve të Verdhë".

Para njoftimeve të tij, deficiti i Francës pritej të arrinte 2.8 për qind në 2019. Komisionari ekonomik i Bashkimit Evropian, Pierre Moscovici, tha se një tejkalim i pritshëm i kufirit të deficitit nga Franca mund të tolerohet vetëm nëse do të jetë e përkohshme. /Telegrafi/