Please enter at least 3 characters.

Mbyllet ndeshja, Kosovë 0-1 Turqi: Dardanët iu afruan shumë Kampionatit Botëror

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje me rezultat 1-0 në shtëpi ndaj Turqisë në finale të playoff-it për kualifikim në Kupën e Botës.

Mbulshmëria speciale e ngjarjes është mundësuar nga DFK Group, Daakonn Investments, Voom, Patos Kosova dhe 99esim.

31/03/2026 22:43- 90+6' Mbyllet ndeshja

31/03/2026 22:40- 90+4' Dellova gjuan, por mbi portë.

31/03/2026 22:27- 80' Muslija gjuan bukur nga distanca, top shkon ngjitur me shtyllën.

31/03/2026 22:21- 72' Zhegrova harkon, rrezik në zonë, por topi shkon jashtë.

31/03/2026 22:19- 70' Zhegrova futet në fushë, del nga loja Vojvoda.

31/03/2026 21:59- 53' GOL! Kerem Akturkoglu shënon nga afër. Turqia në epërsi.

31/03/2026 21:52- 46' Nis pjesa e dytë

31/03/2026 21:34- Mbyllet pjesa e parë

31/03/2026 21:32- 45+1' Hajdari dhe Artukoglu zverdhe nga Oliver.

31/03/2026 21:16- 28' Muriqi kërkon penallti, por gjyqtari Oliver hesht

31/03/2026 21:15- 28' Sa afër golit, Asllani godet shtyllën, Muriqi nuk shënon nga afër

31/03/2026 21:10- 24' Sërish aksion i bukur, pasimi i Asllanit te Muriqi ndërpritet nga Cakir.

31/03/2026 21:08- Goditje nga këndi. Topi vjen te Hajrizi, gjuan në mënyrë akrobatike, por shumë lartë mbi portë.

31/03/2026 21:08- 21' Aksion i bukur i Kosovës, Hoxha gjuan, bllokohet nga mbrojtja.

31/03/2026 21:02- Kosova del në sulm, Vojvoda harkon, por topi në duart e portierit Cakir.

31/03/2026 20:56- 9' Turqia rrezikon me Kenan Yildiz, topi shkon në goditje këndi.

31/03/2026 20:51- NIS NDESHJA

"Kurrë nuk kemi qenë këtu, është dashur të vija për këta djem" - Amir Rrahmani flet nga "Fadil Vokrri"

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, i cili është i pranishëm në “Fadil Vokkrri” ka thënë se nuk ka favorit në ndeshjen Kosovë - Turqi.

Ndeshja e cila zhvillohet sonte është finale e "play off" në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2026. Rrahmani ka theksuar se në ndeshje të tilla nuk ka favorit dhe gjithçka vendoset në fushë.

“Gjithmonë e them se në një finale si kjo nuk ka favorit. Le të mendojë Turqia se është favorit, por fusha mund të jetë ndryshe, një detaj mund ta ndryshojë. Është dashur të vijë për këtë ndeshje. Është ndeshja më e rëndësishme në këto dhjetë vite. Nuk kemi qenë kurrë në këtë pikë”. “Mënyra qysh kalojmë bashkë ne këtu është e paimagjinueshme. Raporti ynë është i papërshkrueshëm dhe kjo ka bërë që të vijmë deri këtu. Sonte kam shumë më shumë emocione se sa kur luaj”, është shprehur Rrahmani për RTK.

31/03/2026 18:56- Pamje nga zhveshtorja e Dradanëve në stadiumin "Fadil Vokrri" – fanellat e historisë janë gati

Pas pamjeve nga stadiumi “Fadil Vokrri”, pak para nisjes së sfidës më të madhe në historinë e futbollit kosovar, tani na vijnë pamjet nga zhveshtorja e Dardanëve.

Kosova përballet me Turqinë në finalen e “play-off”-it për një vend në Kupën e Botës 2026, në një ndeshje që pritet të jetë e zjarrtë dhe plot emocione.

Fanellat janë gati, ato që mund ta shkruajnë historinë e re të Kosovës, asaj si pjesëmarrëse në Kupën e Botës.

"Fanellat janë gati për finalen e madhe ndaj Turqisë", shkruan FFK.

31/03/2026 18:31- Ja sa para do t’i fitojë Kosova në rast se arrin kualifikimin në Kupën e Botës 2026

Kombëtarja e Kosovës zhvillon sot (e martë) ndeshjen vendimtare për kualifikim në Kupën e Botës 2026.

‘Dardanët’ do të jenë nikoqir të Turqisë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ aty ku do të synohet të shkruhet historia.

Kjo ndeshje përveç se ka rëndësi tejet të madhe sportive, ka gjithashtu peshë edhe në aspektin financiar për Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK).

Lexo lajmin e plotë...

31/03/2026 17:49- Vincenzo Montella i largon pesë lojtarë nga lista për ndeshjen ndaj Kosovës

Kombëtarja e Kosovës do të luajë sot (e martë) ndeshjen historike ndaj Turqisë për kualifikim në Kupën e Botës 2026.

Mungesë e madhe për ‘Dardanët’ në këtë ndeshje do të jetë ajo e kapitenit Amir Rrahmani.

Me mungesa do të jetë edhe kombëtarja e Turqisë, aty ku tashmë është e konfirmuar mungesa e qendërmbrojtësit Merih Demiral shkaku i lëndimit.

Lexo lajmin e plotë...

Mikpritje e madhe për tifozët turq, kafe dhe qaj falas në Prishtinë

Atmosferë e jashtëzakonshme festive ka përfshirë kryeqytetin të martën në mesditë, teksa numërohen më pak se tetë orë deri te përballja historike mes Kosovës dhe Turqisë.

“Dardanët” do ta presin Turqinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në një ndeshje vendimtare ku fituesi siguron kualifikimin në Kampionatin Botëror.

Rrugët dhe sheshet e Prishtinës janë gjallëruar nga tifozët, të cilët po festojnë me surle e tupana, duke krijuar një atmosferë të zjarrtë para sfidës. Në çdo cep shihen edhe shitës të shalleve dhe fanellave të të dyja përfaqësueseve, ndërsa entuziazmi sa vjen e rritet me afrimin e ndeshjes.

31/03/2026 17:29- Mediumi i njohur amerikan parashikon fitoren e Kosovës ndaj Turqisë

Mediumi i njohur amerikan ESPN ka bërë parashikimin e tij për ndeshjen finale të ‘play-off’-it për Kupën e Botës 2026 mes Kosovës dhe Turqisë, duke e parë Kosovën si fituese të kësaj përballjeje vendimtare.

Sipas këtij mediumi prestigjioz, “Dardanët” kanë potencialin për të befasuar Turqinë, pavarësisht cilësisë së lartë që posedon kundërshtari dhe faktit që turqit konsiderohen favoritë në letër.

Në analizën e publikuar, ESPN vlerëson lart skuadrën e drejtuar nga Franco Foda, duke theksuar energjinë dhe guximin e lojtarëve kosovarë.

Lexo lajmin e plotë...

31/03/2026 17:15- Pamje nga fusha në stadiumin "Fadil Vokrri" - aty ku zhvillohet finalja e madhe

Dalin pamje nga stadiumi “Fadil Vokrri”, pak para nisjes së sfidës më të madhe në historinë e futbollit kosovar.

Kosova përballet me Turqinë në finalen e “play-off”-it për një vend në Kupën e Botës 2026, në një ndeshje që pritet të jetë e zjarrtë dhe plot emocione.

“Dardanët” vijnë me vetëbesim pas fitores ndaj Sllovakisë.

31/03/2026 17:01- “Edoni kundër Kenanit”, faqja e Juventusit me postim para ndeshjes Kosovë-Turqi

Kombëtarja e Kosovës do të luajë sot (e martë) ndeshjen historike ndaj Turqisë për kualifikim në Kupën e Botës 2026.

Para kësaj ndeshjeje ka reaguar edhe faqja zyrtare e gjigantit italian Juventus.

Tashmë dihet se dy futbollistët e ‘Zonjës së Vjetër’, Edon Zhegrova dhe Kenan Yildiz, do të takohen sot me njëri-tjetrin, por kësaj radhe në cilësinë e kundërshtarit.

Lexo lajmin e plotë...

31/03/2026 16:58- Kapiteni Amir Rrahmani kujton legjendën Fadil Vokrri para ndeshjes me Turqinë

Kombëtarja e Kosovës do të luajë sot (e martë) ndeshjen historike ndaj Turqisë për kualifikim në Kupën e Botës 2026.

Mungesë e madhe për ‘Dardanët’ në këtë ndeshje do të jetë ajo e kapitenit Amir Rrahmani.

Një lëndim i pësuar me Napolin ia ka pamundësuar atij që të jetë pranë ekipit në ndeshjen ndaj Sllovakisë dhe tani ndaj Turqisë.

Lexo lajmin e plotë...

31/03/2026 16:38- Policia e Kosovës vjen me një njoftim të rëndësishëm për tifozët para ndeshjes me Turqinë

Policia e Kosovës ka dalë me komunikatë zyrtare para fillimit të ndeshjes mes Kosovës dhe Turqisë.

Kosova do të takohet me Turqinë me fillim nga ora 20:45 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në një finale ku fituesi siguron biletën për në Kupën e Botës 2026.

Duke marrë parasysh rëndësinë e ndeshjes, Policia e Kosovës ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar rendin.

Lexo lajmin e plotë...

31/03/2026 16:38- Presidentja e Kosovës me mesazh emocional para ndeshjes së Kosovës ndaj Turqisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar me një mesazh motivues para ndeshjes vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë, e cila zhvillohet sonte nga ora 20:45.

Në një postim në rrjetet sociale, Osmani ka theksuar rrugëtimin e vështirë të Kosovës si shtet dhe si komb, duke e lidhur atë me paraqitjen e “Dardanëve” në fushë.

“Kosova ka lindur mes vështirësive e sakrificave, është rritur me krenari dhe sot qëndron në fushë me dinjitet, duke përfaqësuar ëndrrat e një populli të tërë”, ka shkruar ajo.

Lexo lajmin e plotë...

31/03/2026 15:52-“Ndoshta sot mund të ishim dy… por edhe kështu, jemi një”, Armand Duka me mesazh emocional para ndeshjes së Kosovës

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka, ka reaguar me një mesazh emocional në rrjetet sociale, duke treguar mbështetjen për Kombëtaren e Kosovës para sfidës së radhës.

Në postimin e tij në rrjetin social Facebook, Duka ka theksuar lidhjen e fortë mes dy kombëtareve shqiptare, pavarësisht ndarjes në përfaqësim.

Lajmi i plotë...

31/03/2026 15:33-Kosovë-Turqi: Forma e ekipeve, analizë dhe parashikim i ndeshjes

Kombëtarja e Kosovës do të luajë sonte (e martë) ndaj Kombëtares së Turqisë në ndeshjen finale për kualifikim në Kupën e Botës 2026.

Dardanët janë nikoqir të turqve në përballjen e sotme, e cila pritet të zhvillohet në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë, me fillim nga ora 20:45.

Të dy ekipet kombëtare vijnë nga një formë e mirë në kualifikuese dhe nga fitore të mëdha në gjysmëfinale të ‘play-off’-it, me Kosovës që triumfoi 4-3 në udhëtim te Sllovakia dhe Turqia që mposhti 1-0 Rumaninë.

Lajmi i plotë..

31/03/2026 15:17- Nga diaspora te kombëtarja, Ademi: Këta djem po e bëjnë Kosovën krenare

Pak orë para ndeshjes vendimtare, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka folur në një intervistë për Top Channel Albania, duke theksuar rëndësinë e jashtëzakonshme të kësaj përballjeje për futbollin kosovar dhe vendin në përgjithësi.

Lajmi i plotë...

31/03/2026 15:06- Tre baballarët më të rinj në Kombëtaren e Kosovës

Tre yje të Kombëtares së Kosovës, Elvis Rexhbeçaj, Veldin Hoxha dhe Edon Zhegrova, po përjetojnë një nga momentet më të bukura jashtë fushës së blertë, duke nisur një kapitull të ri në jetën e tyre si prindër.

Federata e Futbollit të Kosovës, i uroi ata për këtë rol të ri dhe simbolikisht i nderoi me fanella të veçanta të dedikuara për fëmijët e tyre.

“Tre baballarët me të rinj Dardanë! Elvis Rexhbeçaj, Veldin Hoxha dhe Edon Zhegrova tani kanë një rol të ri… jashtë fushës!"

"Si dhuratë të veçantë, secili mori fanellën e Kombëtares me emrin e vogëlushit të tij: Lian, Neyla dhe Mars. Urime për këtë kapitull të mrekullueshëm të jetës!”, shkruan Federata e Futbollit të Kosovës në rrjetin social, Facebook.

31/03/2026 14:32-Gjesti që po prek zemrat: Kafe falas për tifozët turq në Prishtinë

Pak orë para përballjes finale mes Kombëtares Kosovës dhe Kombëtares së Turqisë, një gjest i veçantë nga një lokal në Prishtina ka tërhequr vëmendjen dhe ka prekur zemrat e shumë qytetarëve.

Lajmi i plotë..

31/03/2026 13:54- FFK i uron ditëlindjen Edon Zhegrovës

Federata e Futbollit të Kosovës i uron ditëlindjen Edon Zhegrovës përmes një postimi në rrjetet sociale:

“Urime ditëlindjen, Edon Zhegrova! Plani ishte ta prisnim tortën në drekë... por e lamë për "desert" pas ndeshjes. Sepse festa e vërtetë fillon atëherë!".

"Po a paramendojmë se e dini cila ishte dëshira e Edonit kur i fryu qirinjtë? E thjeshtë, por e madhe: Kupa e Botës 2026!”, shkruan FFK në rrjetin social, Facebook.

31/03/2026 13:22-Ministri i Sportit të Kosovës mirëpret homologun turk para ndeshjes finale

Ministri i Sportit i Kosovës, Blerim Gashani ka njoftuar për takimin që pati me homologun turk, Osman Askin Bak, para ndeshjes së madhe mes Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Turqisë, e cila zhvillohet sot në Prishtinë.

“Sot pata kënaqësinë të pres në takim homologun tim nga Turqia, zotëri Osman Askın Bak në një frymë të shkëlqyer bashkëpunimi dhe miqësie”.

“Në prag të ndeshjes së sotme, Kosovë–Turqi, ky takim merr një domethënie të veçantë, duke dëshmuar edhe një herë se sporti është urë që na afron”.

“Diskutuam për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në të ardhmen dhe për projekte të përbashkëta që do të sjellin përfitime për të dy vendet tona”, ka shkruar Gashani.

31/03/2026 13:19-Tifozë nga Shqipëria nisen drejt Prishtinës për përkrahje të Kosovës

Kosova është nikoqire e Turqisë në ndeshjen e sotme, e cila është planifikuar të zhvillohet në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë, me fillim nga ora 20:45.

Dhjetëra tifozët nga Shqipëria janë nisur sot (e martë) në drejtim të Prishtinë, për të qenë në përkrahje të Kosovës.

Lajmi i plotë..

31/03/2026 12:52- Zbulohen fanellat me të cilat do të zbresin në fushë Kosova dhe Turqia

Kombëtarja e Kosovës sonte luan ndaj Turqisë në finalen e Play-Off për Kampionatin Botërorë.

Dardanët dhe turqit do të takohen në Fadil Vokrri me fillim nga ora 20:45, ku fituesi shkon në Botërorë dhe humbësi mbetet në shtëpi.

Lajmi i plotë...

31/03/2026 12:45-Ministri turk i sportit flet para përballjes me Kosovën

Ministri i Sportit i Turqisë, Osman Askin Bak, ka komentuar ndeshjen e shumëpritur ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, që zhvillohet sonte (e martë) në kuadër të finales së play-off-it për kualifikim në Kupën e Botës 2026.

Ai foli pas takimit që zhvilloi me ministrin e Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Blerim Gashani.

Lajmi i plotë...

31/03/2026 12:43-FFK me mesazh për tifozët: Bëhu zëri i historisë, sonte është momenti

Kosova sonte do të përballet me Turqinë me fillim nga ora 20:45.

Dardanët do të kërkojnë kualifikimin në Botërorë, pasi është finalja e Play-Off e Ligës së Kombeve.

Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar një shkrim, ku ka bërë thirrje tifozëve për mbështetjen e pashoq ndaj Kombëtares së Kosovës.

Lajmi i plotë...

31/03/2026 12:40-The Guardian: 'Ne besojmë te njëri-tjetri': Rruga e vështirë e Kosovës nga lufta te shpresa për Kupën e Botës

Kombi ballkanik u bë anëtar i FIFA-s vetëm në vitin 2016, por fitorja ndaj Turqisë do t'i siguronte vendin e parë në finalet e Kupës së Botës, shkruan mediumi i madh The Guardian, mediumi i cili ka bërë një intervistë të gjatë me legjendën e Kombëtares së Kosovës, Samir Ujkanin dhe ish-sekretarin e FFK-së, Eroll Salihu.

Lajmi i plotë...

31/03/2026 12:37-Përkrahje nga Mallorca për Kosovën dhe kapitenin Vedat Muriqi

Kombëtarja e Kosovës dhe ajo e Turqisë pritet të luajnë sonte (e martë) në stadiumin 'Fadil Vokrri' në Prishtinë, nga ora 20:45, në finalen e madhe për kualifikim për Kupën e Botës 2026.

Klubi spanjoll, Mallorca i ka dhënë mbështetje të plotë sulmuesit dhe kapitenit të Kosovës, Vedat Muriqi, përmes një postimi motivues në rrjetet sociale, duke e cilësuar atë “një hap larg Kupës së Botës”.

Lajmi i plotë...

31/03/2026 12:34-Cana: Futbollistët e Kosovës kanë bërë diçka të jashtëzakonshme

Lorik Cana ka folur për Euronews Albania për ndeshjen mes Kosovës dhe Turqisë, që zhvillohet me fillim nga ora 20:45 sonte në “Fadil Vokrri”.

Ish-kapiteni legjendar i Kombëtares së Shqipërisë ka thënë se emocione do të ketë edhe ai, si të gjithë shqiptarët, teksa tregoi nëse i vjen keq që nuk ka luajtur për Kosovën.

Lajmi i plotë...

31/03/2026 12:31-“Gati”, Fisnik Asllani emocionon me postimin para finales ndaj Turqisë

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllani, ndihet gati për ndeshjen e sotme (e martë) ndaj Turqisë në kuadër të finales së ‘play-off’-it për kualifikim në Kupën e Botës 2026.

Kosova është nikoqire e Turqisë në ndeshjen e sotme, e cila është planifikuar të zhvillohet në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë, me fillim nga ora 20:45.

Lajmi i plotë...

31/03/2026 09:43- Formacionet e mundshme për finalen Kosovë-Turqi: Foda dhe Montella pa befasi

Kombëtarja e Kosovës dhe ajo e Turqisë pritet të luajnë sonte (e martë) në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë, nga ora 20:45, në finalen e madhe për kualifikim për Kupën e Botës 2026 dhe tashmë të dy përzgjedhësit, Franco Foda dhe Vincenzo Montella kanë ndarë mendjen për formacionet tyre.

Lajmi i plotë..

31/03/2026 09:39- Fishekzjarrë dhe presion para finales: tifozët e Kosovës trazojnë natën e lojtarëve të Turqisë

Vetëm pak orë para ndeshjes historike ndaj Turqisë, tifozët e Kombëtares së Kosovës kanë krijuar një atmosferë të pazakontë në Prishtinë, duke mos i lënë të qetë lojtarët kundërshtarë gjatë natës.

Pas mesnatës, pranë hotelit ku është akomoduar përfaqësuesja turke janë dëgjuar shpërthime fishekzjarrësh dhe disa brohoritje nga tifozët vendas i Kosovës.

Lajmi i plotë..

31/03/2026 09:37- Dita e finales historike në “Fadil Vokrri”: Kosova përballë Turqisë me ëndërr Botërorin

Kombëtarja e Kosovës zbret sonte (e martë) në fushë për një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e saj. Në stadiumin Fadil Vokrri, ‘Dardanët’ përballen me Turqinë në një finale që vendos fatin e kualifikimit për Kupën e Botës 2026.

Atmosfera në kryeqytet pritet të jetë elektrizuese, me tifozët që do të mbushin çdo ulëse dhe janë gati të shtyjnë ekipin drejt një arritjeje historike. Kjo sfidë konsiderohet si kulmi i një rrugëtimi të jashtëzakonshëm të Kosovës, e cila ka treguar rritje të vazhdueshme dhe karakter të fortë në momentet vendimtare.

Nën drejtimin e përzgjedhësit, Franco Foda, Kosova ka ndërtuar një skuadër konkurruese, të përzier me përvojë dhe talent të ri. Lojtarët kyç pritet të marrin përgjegjësi në këtë përballje vendimtare, ku çdo detaj mund të bëjë diferencën.

Nga ana tjetër, Turqia vjen si një kundërshtar i fortë dhe me traditë, duke e bërë këtë duel edhe më të vështirë për ‘Dardanët’. Megjithatë, përkrahja e zjarrtë e publikut vendas dhe motivimi i jashtëzakonshëm mund të jenë faktorët që do ta shtyjnë Kosovën drejt historisë.

Sonte, gjithçka është në lojë. Një fitore do të thoshte shumë më tepër se një kualifikim - do të ishte realizimi i një ëndrre për një komb të tërë dhe një realizim ëndrre për shumë gjenerata.

31/03/2026 00:13- Corriere dello Sport: Kosova për historinë, shteti i vogël ëndërron Botërorin – nga Muriqi te Zhegrova, sa shumë lidhje me Italinë

Kosova është një tjetër “përrallë ballkanike”, një përzierje rrënjësh, largimesh, rikthimesh dhe fëmijësh të shpërndarë në gjithë Evropën. Shkruan Corriere dello Sport.

Kombëtarja e Kosovës ëndërron pjesëmarrjen e parë në Kupën e Botës dhe sot ajo ëndërr nuk duket më aq e largët.

Fitorja dramatike në Sllovaki, 4-3, i ka dhënë edhe më shumë peshë ambicieve të kësaj skuadre dhe ka rritur entuziazmin rreth një përfaqësueseje që, edhe pse e re si shtet, është tashmë e pasur me histori, identitet dhe ndjenjë përkatësie.

Lexo lajmin e plotë>>>

31/03/2026 00:12- "Di disa fjalë shqip, Kosova ka ekip të mirë" - Calhanoglu flet për sfidën finale

Kapiteni i Kombëtares së Turqisë, Hakan Çalhanoğlu, ka folur në konferencë për media para përballjes vendimtare ndaj Kombëtares së Kosovës, duke treguar respekt për kundërshtarin dhe duke vlerësuar cilësitë e skuadrës kosovare.

Mesfushori turk theksoi se Kosova ka disa lojtarë të rrezikshëm dhe një ekip të organizuar mirë, ndërsa zbuloi edhe një detaj interesant nga lidhja e tij me gjuhën shqipe.

“Kosova nuk ka vetëm një lojtar të rrezikshëm. Vedat Muriqi, Fisnik Asllani, Edon Zhegrova, janë lojtarë që luajnë mirë. Kosova ka ekip të mire”.

31/03/2026 00:11- "Na pret një finale e madhe, Kosova me meritë deri këtu" - Montella flet për përballjen në "Fadil Vokrri"

Përzgjedhësi i Kombëtares së Turqisë, Vincenzo Montella, ka folur në prag të përballjes vendimtare ndaj Kombëtarja e Kosovës, duke theksuar rëndësinë dhe presionin që e shoqëron këtë sfidë.

Tekniku italian pranoi se pritjet janë të mëdha, por u shpreh i bindur se skuadra e tij ka kapacitet për ta përballuar situatën.

“Do të jetë presion. Ka lojtarë që nuk ishin të lindur kur Turqia luajti për herë të fundit në Botëror. Besoj se do ta përballojmë me sukses presionin”.

31/03/2026 00:10- Kombëtarja e Turqisë arrin në “Fadil Vokrri” - pritet nga tifozë dhe media

Kombëtarja e Turqisë ka arritur në stadiumin Fadil Vokrri Stadium në Prishtinë, ku është pritur nga dhjetëra tifozë, si dhe nga një numër i madh gazetarësh.

Skuadra turke pritet të mbajë konferencën zyrtare për media nga ora 18:15, në prag të ndeshjes vendimtare ndaj Kombëtarja e Kosovës.

Në mesin e lojtarëve që kanë tërhequr më së shumti vëmendje janë yjet si Arda Güler, Kenan Yıldız dhe kapiteni Hakan Çalhanoğlu, të cilët pritet të jenë ndër figurat kyçe të Turqisë në këtë përballje.

31/03/2026 00:09- “Fadil Vokrri”, fortesë e pathyer tash e një vit e gjysmë – tetë ndeshje radhazi pa humbje

Kosova do të luajë ndaj Turqisë në kuadër të finales së play-off-it për Kupën e Botës në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Dardanët vijnë pas fitores së madhe si mysafir ndaj Sllovakisë (4-3), ndërsa Turqia e mposhti në shtëpi Rumaninë (1-0).

Kosova kthehet të luajë në “Fadil Vokrri” pas tre muajsh, ku ndeshja e fundit ishte ajo ndaj Zvicrës me rezultat 1-1.

Lexo lajmin e plotë>>>

31/03/2026 00:08- Kosova e zhvillon stërvitjen finale, gati për Turqinë

Kombëtarja e Kosovës e ka kompletuar edhe stërvitjen e fundit para finales së play-offit për Kupën e Botës ndaj Turqisë.

“Dardanët” nën urdhrat e Franco Fodas realizuan ushtrimet e parapara taktike, duke shfaqur gatishmëri të lartë fizike dhe psikologjike.

“Kombëtarja e Kosovës ka përmbyllur stërvitjen zyrtare në prag të finales së madhe të “play-off”-it kundër Turqisë, e cila zhvillohet nesër nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan FFK.

31/03/2026 00:06- Franco Foda: Turqia ekip i fortë, por gjasat janë 50-50

Përzgjedhësi i Kosovës Franco Foda ka dhënë lëvdata për Kombëtaren e Turqisë, por beson se “Dardanët” do të bëjnë çmos për të motivuar.

Ai në konferencë për media deklaroi se shanset janë 50-50, meqenëse Kosova me plot meritë ka arritur në finale.

“Ekipi i Turqisë është shumë i fortë edhe në aspektin e lojtarëve individual si Yildiz, Guler e Calhanoglu, janë kualitativ dhe ne jemi të mirë. Jemi në finale me plot meritë, gjasat janë 50-50. Ne do të japim gjithçka për të fituar”.

Lexo lajmin e plotë>>>

31/03/2026 00:05- “Pas Pavarësisë do të jetë lumturia më e mirë e shtetit tonë”, Vedat Muriqi beson në fitoren e Kosovës ndaj Turqisë

Qendërsulmuesi Vedat Muriqi thotë se beson se Kosova do të triumfojë në përballjen ndaj Turqisë.

Ylli nga Kosova në konferencë për media dha lëvdata për ekipin e Turqisë, por shpreson se “Dardanët” do të kenë sukses.

“Kam kënaqësinë që jam kapiten në këtë sfidë të rëndësishme, pra jemi në finale. Jam i qetë, kemi atmosferë jashtëzakonisht të shkëlqyer në kombëtare dhe shpresojmë shumë në sukses".

Lexo lajmin e plotë>>>

31/03/2026 00:04- Kosova përballë Turqisë për historinë, në lojë edhe miliona euro

Kombëtarja e Kosovës do të presë Turqinë të martën, më 31 mars nga ora 20:45, në një përballje historike që vlen finalen e “play-off”-it në rrugën drejt Kupa e Botës FIFA 2026.

Kjo sfidë është ndër më të rëndësishmet në historinë e futbollit kosovar, pasi një fitore do ta dërgonte Kosovën për herë të parë në një turne madhor botëror.

Përveç aspektit sportiv dhe historik, në lojë janë edhe përfitime të mëdha financiare.

Lexo lajmin e plotë>>>

31/03/2026 00:02- Kryeministri viziton Kombëtaren e Kosovës para finales me Turqinë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar kampin e Kombëtares së Kosovës për ta përgëzuar ekipin për arritjen në finalen e ‘play-off’-it për Kupën e Botës 2026 dhe për t’i ofruar mbështetje para kësaj sfide historike përballë Turqisë.

Fillimisht, presidenti i FFK-së, Agim Ademi, e falënderoi kryeministrin Kurti, ministrin e Sportit, Blerim Gashiani dhe zëvendësministren Daulina Osmani, për përkrahjen e vazhdueshme ndaj ekipit kombëtar.

Në fjalën e tij para futbollistëve dhe stafit, kryeministri Kurti i uroi Dardanët për fitoren historike në Bratisllavë, duke theksuar se rrugëtimi deri në finale është plotësisht i merituar.

Lexo lajmin e plotë>>>

31/03/2026 00:01- Luajti katër vite në Turqi dhe i njeh mirë, Shala: Nuk jemi favorit, por i mposhtim - Aro do të jetë vendimtar në penallti

Herolind Shala është një nga futbollistët më të mirë që ka luajtur te Kombëtarja e Kosovës që nga pranimi e këtej.

Mesfushori nga Drenasi ishte pjesë e Kombëtares së Shqipërisë, por me t’u pranuar Kosova në UEFA dhe FIFA, ai u largua nga kuqezinjtë dhe iu bashkua “Dardanëve”.

Që nga debutimi i tij më 10 tetor 2016, Shala ka zhvilluar 27 ndeshje me Kombëtaren e Kosovës, numër që ka mundur të jetë shumë më i madh, nëse nuk do ta ndiqte fati i keq me lëndime.

Lexo lajmin e plotë>>>

31/03/2026 00:00- Trajneri veteran Mustafa Denizli vlerëson atmosferën që krijojnë Dardanët në "Fadil Vokrri"

Mustafa Denizli, një nga trajnerët më të njohur në futbollin turk, i cili ka drejtuar skuadra si Galatasaray, Fenerbahçe dhe Beşiktaş, ka folur për përballjen e ardhshme mes Kosovës dhe Turqisë.

Denizli që ka fituar dy tituj kampioni në futbollin turk dhe e vlerëson lartë skuadrën kosovare, ndërsa thotë se te Kosova ka një atmosferë të veçantë në stadium, e ngjashme me ato që krijojnë tifozët turq.

“Nëse do të krahasonim Sllovakinë me Kosovën, unë do të zgjidhja Sllovakinë. Aty nuk krijohet një presion i madh nga stadiumi, por te Kosova është ndryshe. Ata kanë një grup tifozësh që na kujton atmosferë te ne", deklaroi fillimisht Denizli.

Lexo lajmin e plotë>>>

30/03/2026 23:58- Kosova në arenën botërore: Futbolli që dikur vuante, sot ngrit shtetin

Sot jemi shumë afër, 90 apo 120 minuta, ndoshta edhe penallti… larg ëndrrës së kamotshme për të marrë pjesë në një event të madh sportiv. Por arritja e Kombëtares së Kosovës deri këtu ka kaluar përmes shumë sfidave dhe vuajtjesh. Tani, kjo është kryelajmi i mediave të mëdha botërore, ku jo vetëm futbolli, por edhe shteti në përgjithësi po lartësohet.

Kosova, vendi ynë, vinte pas luftës me dëmtime të mëdha, me një futboll që luhej paralel, prej disa vitesh, në ara, fusha, afër malit, me futbollistë që si profesionist, u desh të linin fushat e mira, për të mos luajtur më bashkë me okupatorin serb.

Lufta iu bashkua dhjetëra ish-futbollistëve, prej tyre edhe dëshmorë si Bajram Aliu, Rexhep Rexhepi e Përparim Thaçi.

Lexo lajmin e plotë>>>

30/03/2026 23:57- Ikona e futbollit turk, Riza Calimbay për Telegrafin: Kosova shumë e fortë, Turqia nuk do ta ketë të lehtë

Me mbi 600 ndeshje të drejtuara në Superligën e Turqisë, Riza Calimbay mban rekordin si trajneri me më së shumti paraqitje në bankinë në histori të kampionatit turk.

Si lojtar, ai gjithashtu zhvilloi një reputacion të madh, duke numëruar mbi 500 paraqitje dhe tetë trofe të fituar, kryesisht me fanellën e Besiktasit.

Në një intervistë për Telegrafin, Calimbay ka folur për forcën dhe cilësinë e Kosovës, rëndësinë që ka kjo ndeshje për të dyja kombëtaret dhe se cilët faktorë mund ta vendosin këtë ndeshje.

Lexo lajmin e plotë>>>

30/03/2026 23:55- “Ata thoshin ‘Ky është vendi ynë’”, rrëfehet për herë të parë Alain Giresse, zbulon si u bë përzgjedhës i Kosovës

Ish-përzgjedhësi Alain Giresse për herë të parë pas afro dy viteve pas shkarkimit nga FFK-ja është rrëfyer për gazetën e madhe franceze “L’Equipe”, ku komentoi për kombëtaren e Kosovës që është afër të shkruajë historinë.

Giresse ka qenë përzgjedhës i Kosovës për gati 1 vit e gjysmë (2022-2023), ku drejtoi “Dardanët” në 14 ndeshje si dhe kishte një mesatare prej 1.29 pikëve për lojë.

Për “L’Equipe”, Giresse deklaroi se Kosova ka përparuar më të madhe për një periudhë të shkurtër, pavarësisht që para dy viteve ishin më “të papjekur”.

Lexo lajmin e plotë>>>

30/03/2026 23:53- “Shpresoj në fitore”, Fisnik Asllani i qartë: Favorit ishte edhe Sllovakia e Suedia, por të shohim në fushë

Ylli i Kosovës Fisnik Asllani thotë se “Dardanët” janë gati të japin më të mirën për të mposhtur Turqinë në finalen e play-offit.

Ai për faqen zyrtare të FFK-së bëri të qartë se triumfi i fundit në Sllovaki iu ka rritur vetëbesimin lojtarëve dhe këtë janë të gatshëm ta dëshmojnë.

“Besoj që fitorja na ka dhënë shumë vetëbesim, kështu që të martën kundër Turqisë kemi me bo një lojë shumë të mirë, t’i kemi tifozët pranë vetës. Shpresoj që e fitojmë lojën dhe shkojna në Kupën e Botës”.

30/03/2026 23:51- “Do të bëjmë gjithçka për fitore”, Aro Muric plot optimizëm para përballjes me Turqinë

Portieri i Sassuolos Arijanet Muric ka premtuar se Kosova do të bëjë gjithçka për ta mposhtur Turqinë.

“Dardanët” do t’i presin turqit të martën mbrëma në “Fadil Vokrri” në kuadër të finales së play-offit të Kupës së Botës. Para ndeshjes për faqen zyrtare të FFK-së foli edhe Muric i cili deklaroi se synimi i vetëm është fitorja.

“Jemi gati dhe besoj se do të jetë një ditë e bukur në Prishtinë. Do të japim gjithçka për të fituar. Siç e kam thënë më parë deri në momentin e fundit asgjë nuk përfundon dhe ja ku jemi tani. Gjithçka varet nga ne. E kemi merituar dhe do të japim maksimumin për të marrë fitore”.

30/03/2026 23:50- Gjyqtari i njohur anglez, Mark Oliver do të ndajë drejtësinë në ndeshjen Kosovë – Turqi

Michael Oliver do të jetë gjyqtar kryesor i ndeshjes finale të playoff-it për Kupën e Botës 2026 mes Kosovës dhe Turqisë, ka njoftuar Federata Turke e Futbollit të shtunën.

Ky takim do të zhvillohet të martën me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Asistentë të Oliverit do të jenë Stuart Burt dhe James Mainwaring ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Christopher Kavanagh.

30/03/2026 23:47- "Kosova ka bërë hapa të mëdhenj, fitojmë 2-1" - Enis Alushi, i vetmi futbollist që ka luajtur tre ndeshje me Dardanët kundër Turqisë

Kombëtarja e Kosovës do të luajë me Turqinë në finalen vendimtare të Play-Off-it për Kampionatin Botëror. Fituesi shkon në Botëror, ndërsa humbësi mbetet jashtë. Një ndeshje që vendos fatin e vendit në arenën më të madhe të futbollit.

Kjo është ndeshja më e rëndësishme në histori të Kombëtares së Kosovës, pasi një fitore eventuale do të thotë se jemi në Kampionatin Botërorë, diçka e paimagjinueshme për një vend që ka vetëm 10 vite që merr pjesë në kualifikuese.

Përballja e së martës do të jetë e katërta mes Kosovës dhe Turqisë, pas tre sfidave të mëparshme në vitet 2014, 2016 dhe 2017.

Lexo lajmin e plotë>>>

30/03/2026 23:45 - Florent Hadërgjonaj optimist para përballjes me Turqinë: Është ndeshja e karrierës, e merituam të jemi këtu

Mbrojtësi Florent Hadërgjonaj thotë se Kombëtarja e Kosovës është e gatshme për finalen e play-offit dhe që me plot meritë “Dardanët” kanë mbërritur këtu.

Në një intervistë të drejtpërdrejt me “A Spor”, mbrojtësi i krahut deklaroi se kjo është sfida më e rëndësishme në karrierë dhe të gjithë janë tepër të emocionuar.

“Ndeshja ndaj Turqisë do të jetë ndër më të rëndësishmet e karrierës tonë. Të jemi në gjendje të luajmë këtë finale është ëndërr e bërë realitet. Kemi punuar shumë për të arritur në këtë nivel dhe jemi tepër të emocionuar”.

Lexo lajmin e plotë>>>

30/03/2026 23:33- Veldin Hoxha para sfidës me Turqinë: Fokusi është vetëm te kualifikimi, do të japim maksimumin për ëndrrën e Botërorit

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Veldin Hoxha, ka theksuar se skuadra tashmë ka lënë pas fitoren e fundit dhe është plotësisht e fokusuar te përballja ndaj Turqisë, që do të zhvillohet të martën mbrëma në Prishtinë.

Në një prononcim për faqen zyrtare të FFK-së, Hoxha vlerëson atmosferën shumë pozitive brenda ekipit, duke e cilësuar unitetin dhe lojën kolektive si një nga armët më të forta të Kosovës në këtë fazë vendimtare.

Ai thekson gjithashtu rëndësinë e përkrahjes së tifozëve, duke shtuar se mbështetja nga tribunat i jep skuadrës një motiv shtesë për të dhënë maksimumin në fushë dhe për të ndjekur ëndrrën e madhe drejt Kupës së Botës.

30/03/2026 23:31- Dion Gallapeni para ndeshjes ndaj Turqisë: Forca jonë është uniteti dhe tifozët, do të luftojmë për fitore

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Dion Gallapeni, e ka cilësuar ndeshjen e fundit si historike, duke theksuar se skuadra tregoi karakter të fortë dhe arriti një fitore të madhe falë edhe mbështetjes së tifozëve “Dardanë”.

Në një prononcim për faqen zyrtare të FFK-së, Gallapeni pranon se përballja ndaj Turqisë të martën mbrëma në Prishtinë do të jetë shumë e vështirë për shkak të cilësisë së kundërshtarit, por nënvizon se forca kryesore e Kosovës mbetet uniteti dhe lufta për njëri-tjetrin në çdo moment të ndeshjes.

Gallapeni vë theksin edhe te roli i tifozëve, duke i cilësuar ata si shtysa më e madhe e ekipit, ndërsa shpreh besimin se me një atmosferë të zjarrtë në stadium, Kosova mund të arrijë një tjetër rezultat pozitiv.

30/03/2026 23:28- Kosova nis përgatitjet për finalen me Turqinë, nën atmosferë pozitive zhvillohet stërvitja e parë

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar të shtunë stërvitjen e parë në stadiumin Fadil Vokrri, në kuadër të përgatitjeve për përballjen finale të ‘play-off’-it për Kupën e Botës ndaj Turqisë, që do të luhet të martën nga ora 20:45.

Pavarësisht motit me shi, atmosfera në ekipin kombëtar ishte shumë e mirë, me lojtarët që treguan përkushtim dhe energji pozitive gjatë seancës stërvitore në Prishtinë.

Përzgjedhësi Franco Foda kishte në dispozicion të gjithë 25 futbollistët, çka i jep mundësi të plotë për të përgatitur strategjinë më të mirë për këtë sfidë vendimtare, pas fitores së madhe në udhëtim te Sllovakia me rezultat 4-3.