Please enter at least 3 characters.

Evropës i duhen të paktën 500 miliardë euro për rimëkëmbje ekonomike pas pandemisë së COVID-19

2020/04/berlin-germany.jpg
803:"BERLIN, GERMANY - APRIL 05: A man with a mask passes by an empty street during the coronavirus crisis on April 05, 2020 in Berlin, Germany. The coronavirus and the disease it causes, Covid-19, are having a fundamental impact on society, government and the economy in Germany. Public life has been restricted to the essentials in an effort by authorities to slow the spread of infections. Hospitals are scrambling to increase their testing and care capacity. An economic recession seems likely as economic activity is slowed and many businesses are temporarily closed. Schools, daycare centers and universities remain shuttered. And government, both federal and state, seek to mobilize resources and find adequate policies to confront the virus and mitigate its impact. (Photo by Maja Hitij/Getty Images)
10:"Maja Hitij

Evropës do t'i duhen të paktën 500 miliardë euro nga institucionet e Bashkimit Evropian për të financuar rimëkëmbjen e saj ekonomike pas pandemisë.

Kështu tha shefi menaxhues i Mekanizmit Evropian të Stabilitetit, Klaus Regling.

Në një intervistë në gazetën Corriere della Sera, Regling tha se mënyra më e lehtë për të organizuar fonde të tilla do të ishte përmes Komisionit Evropian dhe buxhetit të BE.

"Unë do të thoja se për fazën e dytë na duhen të paktën 500 miliardë euro të tjera nga institucionet evropiane, por mund të jetë më shumë", tha Regling.

Ministrat e Financave të Bashkimit Evropian janë pajtuar më 9 prill, që zonës së euros, e cila FMN parashikon se do të zhytet në një recesion prej 7.5 për qind këtë vit për shkak të pandemisë, do t'i duhen para për t'u rikuperuar, por ata kishin ide të ndryshme se sa është shuma e nevojshme dhe si t'i siguronin ato.

Udhëheqësit e BE-së do të diskutojnë sërish në një video-konference më 23 prill. /REL/