Dy raketa shpërthejnë pranë ambasadës amerikane në Bagdad
04/01/2020
Raketat kanë shpërthyer pranë Ambasadës së SHBA-së në Bagdad dhe një bazë ajrore ushtarake që strehon trupat amerikane, sipas raportimeve. Të paktën dy raketa shpërthyen pranë ambasadës, e cila është e vendosur në Zonën e Gjelbër të Sigurisë, sipas Sky News Arabia, transmeton Telegrafi.Në fillim të kësaj jave, protestuesit pro-Iranit sulmuan ambasadën amerikane në një rrethim që zgjati pak më shumë se një ditë. Tre raketa të tjera u qëlluan në Balad Airbase që strehojnë trupat amerikane, rreth 60 kilometra në veri të qytetit, sipas Reuters. Prej tyre, dy raketa Katyusha ranë brenda bazës. Nuk është e qartë se sa trupa amerikane po banojnë në bazë. Nuk ka raportime për lëndime.


