Please enter at least 3 characters.

Dua Lipa zbulon titullin e albumit përmes tatuazhit të ri të realizuar në krahë

2019/12/GettyImages-1190362193-e1575199358430.jpg
220:"SYDNEY, AUSTRALIA - NOVEMBER 27: Dua Lipa presents the ARIA Award for Album of The Year during the 33rd Annual ARIA Awards 2019 at The Star on November 27, 2019 in Sydney, Australia. (Photo by Mark Metcalfe/Getty Images)
12:"Getty Images

Të mërkurën në mbrëmje, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ishte pjesë e ndarjes së çmimeve muzikore, ARIA Awards, në Australi.

Më pas, ajo shijoi ca kohë me diell në ishullin Hamilton, i cili është afër Grwat Reef Barrier dhe duket se po vazhdon akoma të argëtohet.

Së fundmi, ylli shqiptar ka ndarë me ndjekësit dy fotografi në llogarinë e saj personale, Instagram, përmes së cilave zbulon titullin e albumit të ri.

Në imazhin e parë, 24-vjeçarja ka sjellë një pozë atraktive në bikini, ndërsa në të dytin zbulon titullin e albumit të dytë i cili quhet 'Future Nostalgy' apo në shqip 'Nostalgjia e së ardhmes'.

"Lëviz për të parë titullin e albumit", ka shkruar krahas fotografive Lipa, ku mori edhe komente të shumta nga fansat që mezi po e presin.

Në ndërkohë, albumin e saj të ardhshëm e ka cilësuar si një epokë të re në karrierën e saj, duke bërë të ditur se këngët e reja do t’i përkasin një stili tjetër nga ai që jemi mësuar ta shohim deri më tani.

Kënga e saj më e re njëherësh pjesë e këtij albumi, "Don’t start now" është kthyer tashmë në një prej projekteve më të pëlqyera të momentit, duke kryesuar listat britanike dhe amerikane. /Telegrafi/