Please enter at least 3 characters.

Dua Lipa publikon hitin e ri “Thinking ‘Bout You” (Audio)

2016/01/duass.jpg

Dua Lipa ka publikuar një këngë të re.

Këngëtarja dhe njëkohësisht kompozitorja e ka publikuar audio incizimin e këngës “Thinking ‘Bout You” në kanalin e saj zyrtar “Sound Cloud”.

Këngëtarja 19-vjeçare për shkrimin e tekstit bashkëpunoi me Adam Argyle, i cili kishte punuar në të kaluarën me Melanie Chisholm (Next Best Superstar), Olly Murs (Oh My Goodness) and Ella Eyre (Bullet for You), transmeton Telegrafi.

Për më tepër, kjo këngë i parapriu projektit më të ri të Lipas debutues nën “Warner Bros Records”.

Ndërsa për albumin e saj raportohet se Lipa ka bashkëpunuar me artistë të mëdhenj, të tillë, si Greg Wells që ka bashkëpunuar me Adele dhe Katy Perry, Emile Haynie (Bruno Mars, Lana Del Rey), Andrew Wyatt (Sky Ferreira, Charli XCX) and Kid Harpoon (Florence Welch, Jessie Ware).

Për ta dëgjuar këngën e re të, klikoni KËTU./Telegrafi/