Please enter at least 3 characters.

Digjen pesë vetura në Shkup

2022/11/digj-digjet-780x439-1.jpg

Pasditen e sotme ka shpërthyer zjarr në një varrezë veturash prapa Spitalit Psikiatrik në Bardovc.

Zjarrfikësit e Shkupit njoftojnë se pesë vetura janë djegur, por nuk ka të lënduar dhe nuk është prekur spitali, përcjell "Lokalno".

“Zjarri është shuar. Kanë intervenuar 4 automjete dhe 10 zjarrfikës. Bëhet fjalë për vetura të vjetra nga të cilat po rishiteshin për pjesë”, thonë nga Zjarrfikësit e Shkupit./Telegrafi/