Please enter at least 3 characters.

Diell dhe vranësira të lehta, temperaturat në rënie

2024/07/Moti-i-nxehte-me-diell-ne-Prishtine-foto-Ridvan-Slivova-6.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Të dielën, vendi ynë do të përjetojë një mot kryesisht të kthjellët me intervale të shkurtra vranësirash të lehta.

Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 11 dhe 16 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 22 deri në 24 gradë Celsius, duke shënuar një rënie të lehtë krahasuar me ditët e mëparshme.

Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit, me shpejtësi të ulët deri mesatare, nga 1 deri në 4 metra për sekondë, duke sjellë freski të lehtë gjatë orëve të pasdites. /Telegrafi/