Please enter at least 3 characters.

Derbi nuk dha fitues

2016/01/derbi-nuk-dha-fitues_hd.jpg

Pretenduesi kryesor për titull kampioni, Prishtina dhe kampioni aktual, Llamkos Kosova e Vushtrrisë kanë luajtur 90 minuta me rrjeta të paprekura në kryeqytet, duke mos lënë asnjërën as tjetrën t’i afrohet kreut të renditjes tabelare.

Ndryshe prej tyre, Besa e Pejës shënoi fitore ndaj rivalit dukagjinas, Vëllaznimit të Gjakovës me rezultatin 2:0. Kjo ishte fitorja e 20-të për pejanët në përballjet ndërmjet këtyre dy ekipeve në elitën e futbollit kosovar.

Në takimin tjetër të zhvilluar të shtunën, Istogu ndonëse kishte epërsi u detyrua të pajtohet me një barazim me Trepçën (2:2)./Sporti1/Telegrafi/

Raiffeisen Superliga / Java 16

Prishtina – Llamkos Kosova 0:0
Besa – Vëllaznimi 2:0
Istogu – Trepça 2:2
Hajvalia – Ferizaj 1:1

E diele

Drita – Drenica
Trepça ’89 – Ferronikeli