Please enter at least 3 characters.

Bora mbulon Veriun e Shqipërisë

2018/03/vlcsnap-2018-03-22-08h42m29s119.png

Moti ekstrem, që paralajmëroi sinoptikani grek Arnautoglu për Shqipërinë, ka nisur në veri të vendit.

Reshjet e dëborës po bien edhe në zonat e banuara, por problemi më i madh është era e fortë në rrugë.

Situata paraqitet e ngjashme në Rrugën e Kombit, në aksin nga Kukësi në Dibër dhe nga Kukësi në Tropojë.

Aksi rrugor Bulqizë-Peshkopi kalohet pa zinxhirë, por me vështirësi për shkak të erës së fortë dhe ngricave.

Edhe aksi Qafë e Buallit-Krastë kalohet pa zinxhirë, por ka prani të ngricave. Ndërkohë, aksi Ura e Çerenecit-Steblevë mund të kalohet pa zinxhirë.

Trashësia e dëborës ka arritur në orët e para të ditës deri në 20 centimetra. /Telegrafi/