Besimi: KE-ja thekson për përmirësime në menaxhimin dhe disiplinën fiskale
20/08/2023
Financat publike janë solide, si rezultat i përmirësimeve të menaxhimit fiskal në vitet e fundit. Qeveria punon në drejtim të reformave për përmirësimin e të hyrave buxhetore dhe targetimin më të mirë të shpenzimeve, si dhe rritjen e pjesëmarrjes dhe realizimit të shpenzimeve kapitale në shpenzimet e përgjithshme. Me kalimin e viteve, disiplina fiskale është përmirësuar, ndërkohë që Qeveria ka arritur progres të theksuar në fushën e përgatitjes, zbatimit dhe raportimit të buxhetit. Këto janë konstatimet e Komisionit Evropian në draftin e raportit nga skriningu për klasterin e parë - fundamente, në pjesën e menaxhimit të financave publike dhe kritereve ekonomike, temë së cilës ia kushtoi kolumnën e fundit ministri i Financave, Fatmir Besimi.
Në raport theksohet se, miratimi i Ligjit të Buxheteve mundëson zbatimin e reformave më të rëndësishme në buxhetim, me ç’rast rritet qëndrueshmëria fiskale (buxhetimi afatmesëm, Sistemi i Njësuar Informativ për Menaxhimin e Financave Publike - IFMIS, themelimi i këshillit fiskal dhe vendosja e rregullave fiskale). Këtyre reformave u duhet një tempo edhe më e shpejtë dhe që të arrihet reforma gjithëpërfshirëse dhe ambicioze e inkorporuar në Ligjin e ri të Buxheteve, duhet të miratohet plani aksional dhe vendosja e strukturave të reja për të siguruar në kohën e duhur kuadër adekuat në njësitë kryesore reformuese në Ministrinë e Financave, DAP dhe Drejtorinë Doganore.
“Përadresiminetë gjithasfidavetë përcaktuarapërmesdiagnostikimittë organizatavendërkombëtare (PEFA, PIMA, TADAT, SIGMA) është krijuar Programiireformavetë financavepublikeose“FinancatpublikeSMART”. Kjostrategjipërfshinreformanë kontrollinebrendshëmfinanciarpublik, prokurimetpublike, revizionindhemenaxhiminefinancavepublike, respektivishttë gjithaaspektetevlerësuarangaBashkimiEvropian”, shkruan Besimi.
Më tej ministri thekson se, një nga reformat më të mëdha në financat publike është zbatimi i Sistemit të Njësuar Informativ për Menaxhimin e Financave Publike - IFMIS, i cili do të përmirësojë efikasitetin, përmes lidhjes së sistemeve të fragmentuara në financat publike, do të sjellë parashikueshmëri dhe kontroll më të madh në zbatimin e buxhetit. “Është përgatitur dokumentacioni funksional dhe teknik për projektin dhe janë siguruar mjetet për zbatim, ndërsa Ministria e Financave në bashkëpunim me Bankën Botërore është në fazën përfundimtare të përgatitjes së prokurimeve publike për zhvillimin dhe zbatimin e IFMIS-it”, shkruan Besimi në kolumnë.
Në raport theksohet se, kontabiliteti dhe raportimi janë pikat e forta të sistemit të menaxhimit të financave publike, ndërsa transparenca e realizimit të buxhetit është rritur përmes platformës Open Finance dhe mund të avancohet në këtë drejtim. Ndër konkluzionet e tjera, që janë në sferën e kompetencave të Ministrisë së Financave, KE-ja vlerëson se korniza juridike për prokurimet publike ka nivel të lartë të harmonizimit me legjislacionin e BE-së. Korniza juridike për kontrollin e brendshëm financiar publik është kryesisht adekuate, por nevojitet edhe miratimi i ligjit të ri, i cili është përgatitur nga Ministria e Financave.
Në draftin e raportit të skriningut, KE-ja thekson gjithashtu se gjatë krizës energjetike të vitit 2022, politika fiskale dhe monetare reaguan në mënyrë përkatëse dhe të mirëkoordinuar, ndërkohë që u ruajt stabiliteti makroekonomik.
Në përgjithësi, KE-ja konsideron se, Maqedonia e Veriut është në rrugën e duhur në zhvillimin e ekonomisë funksionale të tregut, si dhe se reformat e miratuara gjatë Dialogut ekonomik dhe financiar ndërmjet BE-së, vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë duhet të vazhdojnë.
Një pjesë e konsiderueshme e reformave të nevojshme janë realizuar, mirëpo ka ende reforma që duhet të realizohen gjatë negociatave, por edhe si vend anëtar i BE-së në të ardhmen. ““Udhëtimi është po aq i rëndësishëm sa destinacioni” - Negociatat e aderimit po na përgatisin për të përvetësuar kondicion reformues që na duhet jo vetëm për të hyrë në BE, por edhe më pas si vend anëtar i saj”, thekson në kolumnë, ministri i Financave, Besimi. /Telegrafi/


