Bëhuni gati për super-derbin e sotëm, Prishtina - Peja
Dy rivalët e përbetuar, Sigal Prishtina dhe Peja, do të ndeshen në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, në kuadër të xhiros së dytë të ETC Superliga e Kosovës në basketboll.
Ballafaqimi i dy skuadrave të mëdha në basketbollin tonë, sonte pritet të jep një lojë të fortë, ashtu siç ndodh gjithnjë në përballje të tilla.
Prishtinasit dhe pejanët të përforcuar mjaft mirë më lojtarë të huaj, pritet që të prodhojnë një super ndeshje, për shkak te rivalitetit të madh që ekziston mes këtyre dy ekipeve.
Lexo deklaratën e Dardan Berishës: Kemi potencial për ta mposhtur Pejën!
“Bardhekaltrit” dhe pejanët edhe në këtë sezon të garave, janë sy skuadrat kryesore në garën për titull të kampionit, andaj çdo sfidë mes tyre pritet të jep basketboll të fortë gjatë gjithë ndeshjes.
Edhe në duelin e sotëm pritet një atmosferë e zjarrtë nga tifozët prishtinas “Plisat”. Ndeshja mes Sigal Prishtinës dhe Pejës, nis në orën 20:45. /Telegrafi/


