Please enter at least 3 characters.

Bëhen përgatitjet e para për ndërtimin e tribunës së re të K.F. “Shkupi”

2019/06/64530468_10156020830247407_1927580635250032640_n.jpg
11:"JETMIR SOPI

Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu e vëzhgoi sot nga afër realizimin e punimeve të para përgatitore si parakusht për ndërtimin e tribunës së re të K.F. “Shkupi”

Në suaza të projektit, siç informojnë nga Zyra për Informim e Komunës, punëtorët e angazhuar nga Komuna e Çairit filluan me largimin e rrethojës së tribunës aktuale që të mund të zhvendoset terreni sportiv për disa metra përbrenda dhe me këtë të krijohet hapësirë për tribunën e re në anën tjetër të stadiumit. Kjo, siç shtohet, bëhet me qëllim për ta ruajtur të paprekur hapësirën e Parkut të Çairit.

“Tribunë të re patjetër, por edhe ruajtje të parkut si nevojë elementare e qytetarëve”, thuhet në kumtesë./Telegrafi/