Please enter at least 3 characters.

Bebe Rexha: Për të gjitha vajzat shqiptare - gjithçka është e mundur, ndiqni ëndrrat tuaja

2018/12/BebeRexhakoncert.jpg
213:"ST PAUL, MN - DECEMBER 03: Bebe Rexha performs onstage during 101.3 KDWB's Jingle Ball 2018 at Xcel Energy Center on December 3, 2018 in St Paul, Minnesota. (Photo by Hannah Foslien/Getty Images for iHeartMedia)
28:"Getty Images for iHeartMedia

Dy këngëtaret shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha dhe Dua Lipa, janë përfshirë në listën e nominimeve për ceremoninë e 'Grammy Awards 2019'.

Nuk ka dyshim se ato kanë qenë shumë të emocionuara me rastin e nominimit, ndërsa ndjenjat e tyre i kanë ndarë edhe me milionë fansat që i ndjekin në rrjetet sociale.

(Foto: Grammy.com)

"Nuk mund të besoj se jam e nominuar për dy Grammy", ka shkruar Bebe në njërin prej postimeve të saja në Twitter.

Ndërkaq, më herët, 29-vjeçarja e ka shprehur entuziazmin e saj për faktin se në listën e nominimeve, krahas saj gjendet edhe shqiptarja tjetër, Dua Lipa.

"Dy vajza shqiptare të nominuara për dy Grammy. Në zemrën time ne tashmë kemi fituar. Për të gjitha femrat shqiptare dhe femrat anekënd botës, gjithçka është e mundur, prandaj vazhdoni t'i ndiqni ëndrrat tuaja dhe vazhdoni t'i shtyni barrierat", ka shkruar Bebe në Twitter.

Dy shqiptaret e famshme do të jenë konkurrente me njëra-tjetrën në kategorinë për ‘Artistin/en më të mirë’.

Krahas këtij nominimi, Bebe së bashku me Florida Georgia Line, është e nominuar për 'Performancën më të mirë në dyshe ose grup në zhanrin country', për bashkëpunimin “Meant to Be”.

(Foto: Grammy.com)

Sa i përket Duas, edhe ajo ka një nominim të dytë, në kategorinë ‘Incizimi më i mirë dance’ për këngën “Electricity që e ka realizuar në bashkëpunim me “Silk City”,  “Silk City”, ekipi i formuar nga dyshja Mark Ronson dhe Diplo. /Telegrafi/

(Foto: Grammy.com)