Please enter at least 3 characters.

Baton Zabërgja në top formë, shënon sërish në Ukrainë

Baton Zabërgja po kalon një formë shumë të mirë me Metalist 1925 Kharkiv, duke gjetur përsëri rrugën e rrjetës në Ukrainë.

Zabërgja realizoi në fitoren e sotme të Metalist 1925, që siguroi kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Ukrainës.

Skuadra e tij triumfoi me rezultat 3:0 ndaj Lokomotyv Kyiv.


Reprezentuesi i Kosovës ishte autor i golit të parë të takimit, duke shënuar në minutën e 15-të dhe duke i dhënë epërsinë ekipit të tij.

Për 24-vjeçarin ky ishte goli i parë në Kupë këtë sezon dhe i dyti në tri ndeshjet e fundit, duke konfirmuar formën e mirë që po kalon me klubin ukrainas. /Telegrafi/