Bastoni pozitiv me COVID-19, dyshohet edhe për Skriniarin
07/10/2020
Interi e ka konfirmuar se Alessandro Bastoni ka rezultuar pozitiv për COVID-19, ndërsa mediat në Itali shkruajnë që edhe mbrojtësi tjetër Milan Skriniar, mund të jetë i prekur.
Klubi i Interit këtë mbrëmje ka lëshuar një deklaratë, ku shkruhet se Bastoni është liruar nga detyra kombëtare me Italinë U-21.
Ishte raportuar gjatë dy ditëve të fundit që Bastoni ishte lojtari i italian që doli pozitiv ndërsa ishte në grumbullim.
Inter ka konfirmuar se Bastoni është asimptomatik dhe është në izolim.
Sidoqoftë, La Gazzetta dello Sport dhe Sportitalia shkruajnë se edhe shoku i tij i skuadrës te Interi, Skriniar ka dalë pozitiv për COVID-19.
Skriniar aktualisht është në detyrë me Sllovakinë. /Telegrafi/


