Please enter at least 3 characters.

Bashkëjetoi me një të mitur dhe i shkaktoi lëndime trupore, arrestohet i dyshuari në Prizren

2017/08/arresti.jpg

Një person është arrestuar në Prizren, pasi që i njëjti ka kryer veprën penale “bashkëjetesë me personin nën moshën 16 vjeçare” dhe “lëndim i lehtë truporë”.

Policia njofton se i dyshuari kishte bashkëjetuar për disa muaj me viktimën femër kosovare të cilës i kishte shkaktuar edhe lëndime trupore.

Viktima pas trajtimit mjekësor është dërguar në strehimore, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/