Please enter at least 3 characters.

Al Ittihad nuk ndalet, arrin marrëveshje me trajnerin e madh evropian

Sipas raportimit të Fabrizio Romano, Al Ittihad ka arritur marrëveshje verbale me Sergio Conceiçao për ta emëruar si trajnerin e ri të skuadrës.

Bisedimet kanë hyrë në fazën përfundimtare, me vetëm kohëzgjatjen e kontratës që mbetet për t’u përcaktuar. Sipas raportimeve, marrëveshja pritet të jetë dyvjeçare.

Conceiçao, i cili u largua nga Porto pas shtatë vitesh të suksesshme, tashmë i ka dhënë dritën jeshile klubit saudit. Al Ittihad e sheh atë si njeriun e duhur për të ringjallur skuadrën pas një nisjeje të vështirë si në kampionat ashtu edhe në garat aziatike.

Kujtojmë se Conceiçao u shkarkua nga posti i trajnerit të AC Milan në fund të sezonit të kaluar. Tekniku portugez te skuadra e Lindjes së Mesme do të bashkëpunojë edhe me mbrojtësin shqiptar Mario Mitaj.

Përndryshe, Al Ittihad këtë sezon pas katër xhirove renditet në pozitën e tretë me nëntë pikë, tre më pak se lideri Al Nassr./Telegrafi/