Please enter at least 3 characters.

Aksidente komunikacioni në autostradën Shkup - Tetovë - Gostivar, shkaktuar nga kafshët

2016/09/Tetove-Gostivar-me-llogo-e1557311756274.jpg

Kafshët vazhdojnë të jenë shkaktar të incidenteve në autostradën Tetovë - Gostivar. Vetëm në 24 orët e fundit janë shkaktuar dy aksidete, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në rastin e parë, një vetur ''Ford'', me regjistrim të huaj, e ka goditur një qen dhe e ka mbytur, ndërkaq dëmi material vlerësohet në 30.000 denarë. Lëndime në njerëz nuk ka.

Aksidenti i dytë ka ndodhur në autostradën Tetovë - Shkup, në afërsi të Zhelinës, kur vetura ''Audi'', me regjistrim të Maqedonisë, e ka goditur një dele dhe e ka mbytur. Lëndime në njerëz nuk ka, ndërkaq dëmi material është 20.000 denarë./Telegrafi/