Amorim e vlerëson shumë Bruno Fernandesin: Meriton të jetë në historinë e Man Utd
Trajneri i Manchester United, Ruben Amorim, i ka dhënë lëvdata mesfushorit Bruno Fernandes pas performancës së tij të jashtëzakonshme në fitoren 2-1 kundër Chelseat në Ligën Premier.
Fernandes shënoi golin vendimtar në pjesën e parë, duke e çuar numrin e tij të golave për klubin në 100 në të gjitha garat, gjatë qëndrimit të tij gati gjashtëvjeçar në Old Trafford.
Ky moment e vendos mesfushorin në mesin e figurave më të rëndësishme në historinë moderne të klubit.
Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, Amorim vlerësoi ndikimin dhe lidershipin e Fernandes në fushë. “Ai meriton të gjitha lavdërimet. Gjëja më e rëndësishme është ndikimi që ka në skuadër”, tha Amorim.

Ai shtoi se, edhe kur nuk është në pozicionin më të mirë për të qenë njeriu kryesor, Fernandes gjithmonë përpiqet të japë maksimumin për të ndihmuar ekipin. “Qëllimi i kapitenit është të jetë sa më i mirë që mundet në çdo situatë. Ai po e bën këtë".
Amorim nuk ngurroi të theksojë se Fernandes mund të përmirësohet edhe më shumë, por vlera e tij për skuadrën është e e madhe.
“Sigurisht, mund të luajë edhe më mirë, por të gjithë mund të bëjnë më shumë në ekipin tonë”.
Trajneri përfundoi duke e vendosur Fernandes në një perspektivë historike. “Ky djalë meriton të jetë në historinë e klubit tonë, jo vetëm për atë që bën personalisht, por edhe për atë që fiton skuadra e tij", tha Amorim. /Telegrafi/






























