LAJMI I FUNDIT:

Amnistia, Rama falë 56 gra që vuajnë dënimin në burgje

Amnistia, Rama falë 56 gra që vuajnë dënimin në burgje

Me nisjen e vitit të ri 28 gra që vuajnë dënimin në burgje do të fitojnë lirinë pas miratimit të amnistisë nga parlamenti me nisjen e sesionit  në janar.

Drafti i qeverisë parashikon gjithashtu që për 28 gra të tjera të ketë ulje të 1/3 së dënimit.


Nga burgu i grave në Tiranë, Kryeministri Rama tha se do kishte dashur që nga amnistia të përfitonin më shumë se 56 gra.

 “Unë kam bërë shumë debat me gjithë ekipin e amnistisë sepse do kisha dashur më shumë ulje, jo për të justifikuar krimet por për arsye se unë besoj se kur një grua arrin në atë ekstrem, përtej faktit që kryen një krim, ka me siguri 1001 arsye, plagë në mendje dhe shumë kujtime të hidhura që e çojnë në atë pikë”, tha Rama, raporton TvKlan.

Teksa i cilësoi skandaloze shumë prej vendimeve të dhëna për gratë nga togat e zeza, Kryeministri nuk nguroi të akuzojë për korrupsion gjyqtarët që sipas tij kanë favorizuar burrat në dhënien e vendimeve.

“Kam parasysh gjyqe që të rrëqethin mishin. Me Reformën në Drejtësi unë kam shumë besim se gjërat do të ndryshojnë. Ky është një proces që kërkon durim shumë të madh. Ajo që është bërë në këtë periudhë nuk është bërë në të gjitha vitet e tjera për të korruptuarit në sistemin e drejtësisë, që me kostum dhe kravatë kanë dhënë vendime që e kanë shkelur të drejtën e njerëzve të zakonshme.”

Projektligji për Amnistinë parashikon gjithashtu falje edhe për të miturit që vuajnë dënimin si dhe për burrat  mbi 60 vjeç dhe ata që janë dënuar deri në 2 vite burg ose u kanë mbetur  edhe dy vite burg për të vuajtur.

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Lajme
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Lajme
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Kalo në kategori