Napoli mori një fitore të madhe ne udhëtim ndaj Genoas duke fituar me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 17-të në elitën e futbollit italian. Ndër më meritorët për këtë triumf të tyre ishte padyshim edhe kapiteni i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani. Rrahmani u paraqit për 90 minuta në këtë takim, ku arriti që të shënonte golin e dytë për ekipin e tij në minutën e 23-të. 

Pas një harkimi në zonë nga Stanislav Lobotka, Rrahmani u shkëput në mënyrë fantastike në ajër për ta dërguar topin në rrjetë. Për golin dhe paraqitjen e tij të mirë në këtë sfidë, 30-vjeçari u vlerësua me notën 7.8 nga Sofascore duke u shpallur kështu lojtari më i mirë i ndeshjes. 


cdebb68e dd25 42ee be94 dadcc482ff3cPërveç golit të shënuar ai pati gjithashtu edhe katër spastrime të topit, dy gjuajtje të bllokuara, 85 pasime të kompletuara dhe pesë duele të fituara.

 Ky ishte goli i parë i Rrahmanit këtë edicion të garave në Serie A teksa ka edhe dy asistime./Telegrafi/
telegrafi sport app