Napoli ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Italisë, duke e mposhtur Empolin me rezultat 3-2.

Në këtë ndeshje u paraqit për 90 minuta mbrojtësi Amir Rrahmani, që për dallim prej ndeshjes së fundjavës kësaj radhe ai luajti shumë mirë.


Madje Rrahmani ishte më meritori për golin e fitores (3-2) të shënuar nga Andrea Petagna, pasi ishte ai që rrezikoi portën me një goditje me kokë, ku një mbrojtës nga vija e portës ia mohoi golin e nga topi i kthyer shënoi italiani.

Screenshot 12

Kjo ndeshje mund ta kthejë besimin e lojtari, por edhe të trajneri Gennaro Gattuso për Rrahmanin.

Sot paraqitje të mirë kishte talenti shqiptar, Nedim Bajrami i cili luan te Empoli.

Ai shënoi dy super gola, fillimisht në minutën e 33 dhe pastaj edhe në minutën e 68.

Debutimin te Empoli e bëri edhe 18 vjeçari Kristijan Asllani. /Telegrafi/

telegrafi sport app