LAJMI I FUNDIT:

Ameti e prezantoi Platformën programore për mandatin e dytë

Ameti e prezantoi Platformën programore për mandatin e dytë

Rektori aktual i UT-së, Vullnet Ahmeti ju është drejtuar stafit akademik dhe studentëve për Platformën me të cilën ai garon edhe për një mandat të dytë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

“Strategjia jonë në mandatin e ardhshëm do të konsistojë në avancimin e vlerave akademike dhe profesionale, stimulimin e stafit akademik dhe të ekselentëve, krijimin e një ambienti mësimor dhe shkencor të nivelit botëror, konsolidimin e Universitetit dhe të gjitha njësive akademike, si në rrafshin infrastrukturor ashtu edhe në rrafshin akademik dhe profesional. Mbështetjen e procesit krijues të klasës tonë akademike dhe studentore, por edhe të komunitetit më të gjerë, mbrojtjen e gjuhës dhe shkrimit shqip në UT me vendim të Këshillit të Rektoratit dhe Senatit, promovimin e gjuhës, kulturës dhe qytetërimit shqiptar, por edhe diversitetin etnik në Republikën e Maqedonisë, përkthimin dhe përurimin e veprave me interes shoqëror dhe kombëtar, rrjetëzimin ndërkombëtar të universitetit, rritjen e fondeve përmes hulumtimit, projekteve shkencore dhe shërbimeve profesionale, pajisjen e laboratorëve hulumtues dhe eksperimentalë, indeksimin e revistave në databazat e njohura ndërkombëtare, projektimin e programeve në bazë të kërkesës së ekonomisë së tregut dhe strategjive afatgjate për një universitet të qëndrueshëm dhe reziston karshi ndryshimeve dhe sfidave shoqërore.


”Kultivimin vlerave etike, barazisë, integritetit, tolerancës dhe përgjegjësisë sociale, me qëllim të formimit të studentëve si qytetarë pjesëmarrës aktivë në shoqëri multikulturore, përmirësimin e cilësisë dhe efikasitetit të komunikimit të brendshëm zyrtar, përcjelljen e vazhdueshme të cilësisë së procesit mësimor – shkencor, përforcimin dhe avancimin e mëtutjeshëm të praktikës së studentëve, evaluimin permanent të stafit akademik dhe administrativ, evaluimin e studentëve që kanë diplomuar në UT dhe që janë punësuar në institucione shtetërore, private dhe që udhëheqin kompanitë e tyre, si dhe punësime të reja, duke filluar nga punëtorët teknikë dhe profesionalë, asistentë dhe mësimdhënës”, tha Vullnet Ameti.

Në garë për Rektor të UT-së është edhe Profesori i Fakultetit Ekonomik, Alifeta Selimi, aktualisht Prorektor për Financa në UT. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Siguri
Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Lajme
“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

Lajme
Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Lajme
Kurti fton liderët e tri partive opozitare, Quni thotë se në LDK s’ka disponim për të shkuar në takim

Kurti fton liderët e tri partive opozitare, Quni thotë se në LDK s’ka disponim për të shkuar në takim

Politikë
Kalo në kategori