LAJMI I FUNDIT:

Amerikani vodhi identitetin e shokut – nxori dokumente në emër të tij, hyri në borxhe dhe në fund e bëri për spital psikiatrik

Amerikani vodhi identitetin e shokut – nxori dokumente në emër të tij, hyri në borxhe dhe në fund e bëri për spital psikiatrik
Ilustrim

Një ish-punonjës i Spitalit të Universitetit të Iowa-s ka pranuar se ka vjedhur identitetin e një burri tjetër dhe e ka përdorur atë për 35 vjet.

Matthew David Kerans (58) e prezantoi veten si William Donald Woods – emër dhe mbiemër i ri në vitin 1988 ndërsa kishte punuar me Woodsin e vërtetë në një stendë “hot-dog” në Albuquerque.

Mbetet e paqartë se si arriti të përdorte identitetin e dikujt tjetër në çdo aspekt të jetës së tij, ndërsa informacionet e gjykatës zbulojnë se në vitin 1990 ai ka mundur të merr një letërnjoftim me të dhënat e Woodsit.


Një vit më vonë, ai bleu një veturë në emër të Woodsit, por me çeqe false. Për këtë arsye ai ka lënë automjetin në Idaho, dhe më parë ka zbrazur llogarinë bankare.

Për kontrollet problematike është lëshuar një urdhër-arresti, por ende nuk dihen detaje.

Kerans vazhdoi të bënte një jetë “të adoptuar”, u martua në vitin 1994 dhe u bë baba. Fëmija u quajt Woods, raporton odditycentral.

Në vitin 2012, ai mori certifikatën e lindjes së Woodsit dhe u zhvendos në Wiscons. Më pas ai mori një punë në departamentin e teknologjisë informative të Spitalit Universitar të Iowa-s.

Midis 2016 dhe 2022, ai mori disa kredi për vetura dhe gjësende të tjera, të gjitha në emër të William Donald Woods. Shifra totale ishte 200 mijë dollarë.

Gjatë kësaj periudhe, Woods i vërtetë jetonte në Los Angeles si një person i pastrehë. Në njëfarë mënyre ai ra në kontakt me bankën dhe kuptoi se kishte borxhe në emër të tij.

Megjithatë, nëpunësi nuk e besoi se ishte personi që pretendonte se ishte, ndaj u thirr policia, transmeton Telegrafi.

Kerans ofroi kopje të kartës së sigurimeve shoqërore të Woodsit, certifikatën e lindjes dhe patentën e shoferit. Kaq mjaftoi që autoritetet ta besonin.

Kështu Woods i vërtetë përfundoi në paraburgim, nën dyshimin e imitimit, ndërsa gjykata vendosi ta dërgonte në një spital psikiatrik në Kaliforni.

Dy vjet më vonë, ai u lirua, pagoi një gjobë dhe iu kërkua të ndalonte imitimin e William Woodsit.

Megjithatë, njeriu fatkeq nuk ka dashur të dorëzohet. Ai kontaktoi agjencitë e zbatimit të ligjit, si dhe Departamentin e Policisë Hartland, ku jetonte Kerans.

Rasti arriti tek detektivi Jan Mallory, i cili urdhëroi një test të ADN-së dhe më në fund zbuloi të vërtetën e pabesueshme, pas 35 vitesh.

I shtyrë nga provat, Kerans dyshohet se u përgjigj se “jeta ime ka mbaruar. Gjithçka ka ikur”.

Ai u akuzua për disa krime, duke përfshirë vjedhjen e identitetit dhe dhënien e informacionit të rremë identifikimi. Dënimi nuk është shqiptuar ende, por rrezikon të paktën 30 vjet burg. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump dëshiron të

Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme

Botë
Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion

Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion

Botë
Zelensky për çmobilizimin: Nëse gjysma e ushtrisë largohet nesër, Putin

Zelensky për çmobilizimin: Nëse gjysma e ushtrisë largohet nesër, Putin "do të na vrasë të gjithëve"

Botë
Studentët bllokojnë një nga nyjet më të mëdha të trafikut në Beograd - kjo do të zgjasë 24 orë

Studentët bllokojnë një nga nyjet më të mëdha të trafikut në Beograd - kjo do të zgjasë 24 orë

Serbia
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Koreja e Veriut ka dërguar raketahedhës të maskuar si kamionë civilë në Rusi, për ta mbështetur atë në luftën kundër Ukrainës

Koreja e Veriut ka dërguar raketahedhës të maskuar si kamionë civilë në Rusi, për ta mbështetur atë në luftën kundër Ukrainës

Botë
Kalo në kategori