LAJMI I FUNDIT:

Amerikani nga Nju Jorku, AlexButler, bëhet ligjërues i ri në RIT Kosovë (A.U.K)

Amerikani nga Nju Jorku, AlexButler, bëhet ligjërues i ri në RIT Kosovë (A.U.K)

RIT Kosovë (A.U.K) mirëpret amerikanin nga Nju Jorku, AlexButler, në trupën e profesorëve. AlexButler ka përfunduar studimet Master në Administrim Biznesi, me fokus në ndërmarrësi nga Instituti i Teknologjisë se Roqesterit (RIT) dhe studimet Bachelor në Biznesin e Muzikës nga Universiteti Shtetëror i Sistemit të Nju Jorkut (SUNY) Potsdam.

Karriera profesionale e Butler filloi në marketing ku punoi në kontrollimin e cilësisë së medias dhe llogaritë e pagueshme në kompaninë “Butler / Till” në Rochester. Më pas ai vazhdoi në inxhinierinë audio profesionale dhe kontrollimet cilësore në kompaninë “Masterdisk” në qytetin e Nju Jorkut.

Sfondin e tij të larmishëm në arsim, përvojën e biznesit dhe shkathtësitë e menaxhimit i përdori më së miri si një sipërmarrës i shquar dhe kreativ kur u transferua në Prishtinë në gusht të vitit 2012. Në bashkëpunim me partnerët lokal, themeloi kompaninë “Sabaja Craft Brewery”, mikro-birraria e parë në Kosovë.

“Ne zgjodhëm këtë emër sepse në kohën ilire, ‘Sabaja’ ishte fjala për birrë. Kohët e fundit, fjala turke ‘sabah’, që do të thotë ‘në mëngjes’, është përfshirë në gjuhën shqipe. Është e rëndësishme që ne i konsiderojmë birrat tona të përpunuara me dorë një fillim të ri për birrën në Kosovë,”shpjegon Butler.

Birra Sabaja është përhapur në shumë bare dhe restorante në të gjithë Prishtinën, në shishe dhe si birrë në tapë. Birra Sabaja eksportohet gjithashtu në Kroaci, dhe ky është hapi i parë në një plan për të eksploruar në tregje të reja në Ballkan dhe më gjerë.
Përmes përpjekjeve sipërmarrëse ose i angazhuar si konsulent, Butler është përfshirë në një sërë industrish të tjera, duke përfshirë shërbimin e ushqimit, pajisjet eklektike, zhvillimin e uebit, gazetarinë, redaktimin e kërkimeve akademike, dhe kështu me radhe.Ai gjithashtu ka punuar nga afër me udhëheqës në rrethet diplomatike, sipërmarrëse dhe akademike të Prishtinës.

Përmes sipërmarrësisë ose marrëveshjeve të konsultimit, Butler është përfshirë në një sërë industri të ndryshme, duke përfshirë shërbimin e ushqimit, elektronikën e konsumatorëve, zhvillimin e uebit, gazetarinë, dhe redaktimin e kërkimeve akademike .

Përvojat e tij personale në tregun e Kosovës, si dhe në ndërmarrjet amerikane, aplikohen në RIT Kosovë (A.U.K) dhe shërbejnë për të lehtësuar të kuptuarit e asaj se si mësimet akademike mund të respektohen dhe praktikohen në nivel lokal, rajonal dhe global. Përvojat e nxënësve rriten ndjeshëm si rezultat i aplikimit të teorisë së z. Butler në mjedise praktike, me theks në një shumëllojshmëri të teorive të rëndësishme të menaxhimit, siç janë motivimi, fuqia, ndikimi dhe sjellja e blerësit.

Daniel Cosentino, Drejtor Akademik në RIT Kosovë (A.U.K) është krenar të deklarohet se ” Butler është një sipërmarrës i dëshmuar, që drejton një biznes të suksesshëm në Kosovë dhe madje edhe eksporton prodhimet Kosovare. Ai do të sjellë një frymë sipërmarrëse dhe një jetë të re në drejtimin tonë të studimeve të Menaxhmentit “.

Ne jemi me fat që do të kemi një profesor të tillë dhe të shquar i cili tashmë ka shkëlqyer në ambientet mësimore, si dhe në botën e biznesit ndërkombëtar. Ne jemi të nderuar që Butler do të jetë pjesë e stafin tonë të mësimdhënies këtu në RIT Kosovë (A.U.K). /Telegrafi/