LAJMI I FUNDIT:

Amerikanët nuk heqin dorë nga aeroplani luftarak F-15, prezantojnë versionin më të avancuar F-15EX

Amerikanët nuk heqin dorë nga aeroplani luftarak F-15, prezantojnë versionin më të avancuar F-15EX

Kompania amerikane Boeing, pati njoftuar gjatë 2 shkurtit se në aeroportin ndërkombëtar St Louis Lambert, është realizuar fluturimi i parë i aeroplanit luftarak F-15EX, i cili së shpejti do të fillojë prodhimin serik dhe do t’i bashkohet flotës së forcave ajrore të Shteteve të Bashkuara.

Fjala është për F-15EX që ndryshe njihet si EX1 dhe që mban numrin serik 20-001, e që deri më tani janë prodhuar tetë sosh ku dy prej tyre kanë shërbyer për kryerjen e testeve të shumta, transmeton Telegrafi.


Fluturimi i parë ka zgjatur 90 minuta dhe ka rezultuar një fluturim i suksesshëm, kurse shefi i pilotëve të Boeing, Matt Giese, ka bërë të ditur se janë kryer të gjitha testimet përmes softuerëve të avancuar, e ekipi që ishte në tokë në kohë reale ka përcjell mbledhjen e të dhënave duke konfirmuar se aeroplani ka funksionuar ashtu siç ishte planifikuar.

Nënkryetari i Boeing dhe njëherit menaxher i programit F-15, Pratt Kumar, ka deklaruar se me fluturimin e suksesshëm është dëshmuar siguria e aeroplanit dhe gatishmëria e kësaj fluturake që t’i bashkohet flotës së aeroplanëve të forcave ajrore të SHBA-ve.

Fillimisht ishte planifikuar që EX1 dhe F-15EX të porositën për në gusht të këtij viti, por nga Boeing kanë bërë të ditur se një gjë e tillë do të ndodhë në tremujorin e parë. Gjashtë fluturaket e para do të dërgohen për testime të mëtutjeshme në bazën ajrore Anglin në Florida. Prodhimi serik planifikohet të ndodh në vitin 2023, e seria e parë e F-15EX është planifikuar të jetë 123 sosh që do t’i bashkohen skuadriljes “Red Hawks”.

Forcat ajrore kanë njoftuar se kostoja e tetë aeroplanëve të parë të F-15EX kapin vlerën e 1.1 miliardë dollarë, dhe bëhet fjalë për aeroplanët e gjeneratës së katërt. Për herë të fundit kur forcat ajrore ishin “furnizuar” me aeroplanë luftarak, ishte viti 2005 kur “zbarkuan” nëpër baza ajrore F-16 dhe F-15E.

Këto fluturake pritet gradualisht të zëvendësojnë aeroplanët F-15C dhe D që janë mbi 36 vite të vjetër, kurse ka modele qysh nga viti 1979. Në forcat ajrore ende gjenden modelet 210 F-15C dhe 23 F-15D, por aty është edhe 218 F-15E që janë 29 vite të vjetër.

Për dallim nga F-15 i zakonshëm, F-15 EX i ri ka AESA radar Raytheon AN/APG-82, komanda digjitale fly-by-wire, sistem të ri për luftime elektronike Eagle Passive/Active Warning and Survivability System (EPPAËS) që është zhvilluar nga BA Systems, një kabinë plotësisht e re e pilotit me ekran digjital shumëdimensional (Wire Area Display), kompjuter ADCP-II që raportohet të jetë më i shpejti në botë në procesimin e të dhënave.

F-15EX paraqet versionin më të avancuar të F-15, që është i bazuar në versionin F-15QA që ishte zhvilluar në Katar dhe që më pas kishte vazhduar me variantet F-15SA, që e kishte porositur edhe Arabia Saudite. Të gjitha këto modele kanë prejardhjen nga F-15E “Strike Eagle” dhe janë pjesë e familjes F-15 Advanced Eagle.

Do të jetë aeroplani F-15 që më së miri do të armatoset, do të ketë mbajtëse për municion e nën krah do të ketë dy pika kyçe për raketa të ndryshme. Sipas ekspertëve të fushës, do të ketë 22 raketa ajër-ajër si dhe ato supersonike ajër-tokë (spekulohet se përkohësisht do të jenë zgjedhje AGM-183 ARRW – Air-launched Rapid Response Weapon testimi i të cilave është në proces e sipër). Gjithashtu në fluturake do të vendosen të ashtuquajtur rezervuarë për karburant (Conformal Fuel Tanks). /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Botë
Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Botë
Mbrojtja palestineze nxjerr 50 trupa nga varri masiv në Khan Younis të Gazës

Mbrojtja palestineze nxjerr 50 trupa nga varri masiv në Khan Younis të Gazës

Azia
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Kalo në kategori