Në video shihet qartë një automjet luftarak me flamuri amerikan. Nuk dihet nëse amerikanët janë stacionuar në shtetin estonez, pas rifillimit të luftës mes ushtrisë ukrainase dhe separatistëve pro-rusë, të ndihmuar edhe ushtria ruse, e cila thuhet se tanimë gjendet në lindje të Ukrainës.

Forcat e NATO-s marrin pjesë në një paradë të organizuar nga shteti estonez, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Estonisë, 24 shkurt, njofton Ministria e Mbrojtjes së Estonisë, transmeton Telegrafi.


A do të kthehen forcat e NATO-s pas paradës në bazën e tyre, apo do të mbeten në kufirin estonezo-rus, mbetet për t'u parë.

Kujtojmë se ditë më parë forcat ushtarake ukrainase janë tërhequr nga qyteti lindor Debaltseve, pas avancimit të separatistëve pro-rusë, të ndihmuar nga ushtria ruse. /Telegrafi/