LAJMI I FUNDIT:

“Amerika po i mbyll shtëpitë në Strugë”

“Amerika po i mbyll shtëpitë në Strugë”

Boshatisja e Strugës po vazhdon me ritme të shpejta. Përveç vendeve të Europës, tashmë në shënjestër të qytetarëve shqiptarë të Strugës është edhe Amerika. Edhe pse nuk ka një statistikë zyrtare, është i konsiderueshëm numri i struganëve që nëpërmjet bashkimit familjar janë shpërngulur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vetëm vitin e fundit, siç informohet gazeta Koha, nga banorët lokal të Shumit dhe Zagraçanit drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, janë zhvendosur më shumë se 20 banorë.

Kjo tendencë është prezent pothuajse në të gjithë lokalitetet e Strugës dhe në vet qytetin. Pasi një familjar i cili më herët ka rregulluar qëndrimin në SHBA aplikon për anëtarët e tjerë, duhen më shumë se 10 vite për një përgjigje, e cila në pjesën më të madhe është pozitive.

Sami Biba, kryetar i Bashkësisë Lokale të Pohumit, në një prononcim të mëhershëm për gazetën Koha konfirmoi se edhe nga ky fshat i vogël disa familje u kanë vënë drynin shtëpive dhe janë larguar drejt Amerikës. Nga viti në vit, numri banorëve rezident shqiptarë në Komunën e Strugës po vije duke u pakësuar.


Ndërkohë rritet numri i shqiptarëve nga Struga që jetojnë në mërgim, kryesisht në vendet e Bashkimit Evropian dhe shtetet e tjera tejoqeanike si SHBA, Kanada dhe Australi. Kjo tendencë nuk është e izoluar dhe vetëm në fshatrat e kësaj ane, por prezentë në të gjithë vendbanimet shqiptare në Strugën, gjykuar nga niveli i njëjtë i tendencave migratore që kanë përfshirë Strugën në të kaluarën.

Boshatisjen e Strugës e ilustron edhe situata në shkolla ku nga viti në vit zvogëlohet numri i nxënësve. Struga është një nga qytetet dhe komunat në vend që ka një mërgatë të fuqishme në vendet europiane dhe tejoqeanike, e cila nëse motivohet të investojë në vendlindje padyshim që do ketë një impakt zhvillimor dhe do të ndikoj pozitivisht në daljen nga stanjacioni ekonomik apo kriza që mbizotëron viteve të fundit.

Në trend Lajme

Më shumë
PDK kërkon shkarkimin e Fitore Pacollit dhe Faton Pecit pas skandalit të grantit prej 100 mijë eurove

PDK kërkon shkarkimin e Fitore Pacollit dhe Faton Pecit pas skandalit të grantit prej 100 mijë eurove

Lajme
Peci reagon ndaj akuzave: Nuk mund të më ndalni as me ujë e as me plumba

Peci reagon ndaj akuzave: Nuk mund të më ndalni as me ujë e as me plumba

Lajme
Parandalohet ngjarja e rëndë kriminale në Dibër - arrestohet 20 vjeçari që po qarkullonte me armë zjarri, doreza dhe benzinë në automjet

Parandalohet ngjarja e rëndë kriminale në Dibër - arrestohet 20 vjeçari që po qarkullonte me armë zjarri, doreza dhe benzinë në automjet

Lajme

"Për ne mbetesh gjithmonë 23-vjeçari i lirisë" - Ramush Haradinaj kujton vëllain e tij Luanin

Lajme
Heshtja kritike në BE për Kosovën dhe Serbinë

Heshtja kritike në BE për Kosovën dhe Serbinë

Lajme
​Dyfishohet numri i të prekurve me HIV në Kosovë, 29 raste të reja për vitin 2024

​Dyfishohet numri i të prekurve me HIV në Kosovë, 29 raste të reja për vitin 2024

Shëndetësi
Kalo në kategori