Nga: Gideon Rachman / The Financial Times
Përkthimi: Telegrafi.com
Sa konflikte ndërkombëtare mund të trajtojë një superfuqi – në të njëjtën kohë? Aktualisht, administrata e Bidenit po tenton të merret me luftërat në Lindjen e Mesme dhe në Evropë, ndërsa po përgatitet për rritje të tensioneve midis Kinës dhe Tajvanit.
E gjithë kjo po ndodh nën hijen e zgjatur të Donald Trumpit. Kthimi i tij i mundshëm në Shtëpinë e Bardhë shtron pyetjet e thella për të ardhmen e demokracisë amerikane dhe për rolin e vendit në botë.
Kombinimi i gjithë këtyre ngjarjeve po e krijon një ndjenjë të qartë tensioni dhe një parandjenjë në zyrat qeveritare në Uashington. Nuk është veç numri i madh i krizave që vijnë në administratën e Bidenit, por fakti se shumë prej tyre po shkojnë në drejtim të gabuar – për shembull luftërat në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme. E, sondazhet duken të këqija për Bidenin.
Krizat e jashtme mund të vijnë shumë shpejt. “Tre muajt e ardhshëm mund të përcaktojnë vitet e ardhshme”, shprehet një zyrtar i lartë amerikan. Një demokrat i shquar shqetësohet se “deri në janar mund të flasim për mënyrën se si Joe Bideni e humbi Ukrainën”.
Në Kongres ka ngecur financimi i ri për ushtrinë ukrainase dhe institucionet e saj civile. Administrata e Bidenit duket e sigurt se përfundimisht do të arrihet pajtimi për paratë për Kievin. Por, nëse ndihma financiare nuk miratohet para fundit të vitit, brenda disa javëve Ukraina mund t’i ndjejë pasojat në fushëbetejë.
Nga grindjet në Bruksel, gjithashtu kanë ngecur përpjekjet për t’u pajtuar për një paketë të re të parave të BE-së për Ukrainën,. Zyrtarët e lartë ushtarakë amerikanë po e paralajmërojnë Kongresin se nëse ndërpriten fondet për vendin dhe nëse Putini bën përparime thelbësore në luftë, si rezultat i kësaj, deri në fund të vitit 2024 Rusia mund t’i kërcënojë shtetet baltike.
Në javët e ardhshme, Rusia pritet të nis një sulm intensiv ndaj infrastrukturës ukrainase, me shpresën për të gjymtuar furnizimin e saj me energji elektrike – si dhe ngrohjen dimërore. Moska provoi të njëjtën gjë gjatë dimrit të kaluar, dhe dështoi. Por, rusët tani kanë shumë më tepër dronë dhe raketa – falë Iranit, Koresë së Veriut dhe prodhimit të shtuar vendor. Në disa vende, mbrojtjet ajrore ukrainase duken të dëmtuara dhe mund të dërrmohen.
Pasiguria e situatës së Ukrainës po merr më pak vëmendje sesa duhet, kjo për shkak të Lindjes së Mesme. Administrata e Bidenit po e paguan një çmim të rëndë politik, brenda dhe jashtë vendit, për mbështetjen e saj për Izraelin. ShBA-ja tash po bën presion publik mbi Izraelin për t’i ndryshuar taktikat ushtarake në Gazë dhe për të vrarë më pak civilë palestinezë.
Por, shqetësimet amerikane shtrihen përtej Gazës. Administrata e Bidenit ende ndjen rrezik për një lufte më të gjerë rajonale e cila do ta tërhiqte ShBA-në. Sulmet ndaj anijeve nga hutisët – nga milicia e mbështetur nga Irani në Jemen – mund të krijojnë incidentin që çon në përshkallëzim.
Ekzistojnë gjithashtu zërat e fuqishëm në Izrael që argumentojnë se, pas sulmeve terroriste të 7 tetorit, Izraeli nuk mundet të tolerojë më praninë e Hizbollahut – një milici tjetër e armatosur rëndë dhe e mbështetur nga Irani – në kufirin verior. Por, lufta midis Izraelit dhe Hizbollahut mund të jetë shumë më intensive sesa konfliktin me Hamasin.
Në Uashington ka pakënaqësi se Izraeli po këmbëngul se do të marrë vendimet e veta për operacionet ushtarake, duke u mbështetur – në sfond – në muskujt e ShBA-së. “Izraelitët po luajnë me mundin tonë”, siç thotë një zyrtar amerikan. Por, pas 7 tetorit, mbetet ngurrimi i thellë për të bërë presion serioz mbi Izraelin, për ta ndryshuar këtë kurs.
Dërgimi i aeroplanmbajtësve amerikanë dhe sistemeve të mbrojtjes raketore në Lindjen e Mesme, do të thotë se ato nuk janë të disponueshme për pikat e tjera problematike. Kjo ka implikime jo vetëm për Ukrainën, por edhe për Azinë Lindore.
Pritshmëria aktuale në Uashington është që zgjedhjet presidenciale tajvaneze, të 13 janarit, të fitohen nga Lai Ching-te i cili në Pekin konsiderohet si separatist i rrezikshëm. Nëse Kina i përgjigjet fitores së Lait me shfaqjen kërcënuese të forcës ushtarake, kjo lehtësisht mund të provokojë një krizë të re.
Ekziston një optimizëm i matur se reagimi fillestar i Pekinit ndaj fitores nga Lai, do të përqendrohet në presionin ekonomik dhe politik. Por, gjatë vitit, në nivelet e reja Kina mund ta çojë frikësimin ushtarak ndaj Tajvanit, veçanërisht nëse ShBA-ja duket e shpërqendruar dhe e dobësuar nga ngjarjet në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme.
Fakti që Kina do të vëzhgojë nga afër Ukrainën dhe Gazën, kjo e ilustron natyrën e ndërlidhur të të gjitha këtyre krizave. Zyrtarët perëndimorë besojnë se Rusia, Kina, Irani dhe Koreja e Veriut po punojnë shumë më ngushtë së bashku, sesa më parë. Rusët tani janë të varur nga mbështetja ekonomike kineze dhe pothuajse janë të pakufizuar në bashkëpunimin ushtarak me Korenë e Veriut dhe me Iranin.
Me zgjedhjet presidenciale në ShBA, që janë më pak se një vit larg, të gjitha këto kriza ndërkombëtare futen në politikën amerikane. Trumpi do të shfrytëzojë çdo mundësi për të akuzuar Bidenin për kryesimin e një epoke të dobësisë dhe të tërheqjes, duke përmendur Afganistanin, Ukrainën, Gazën dhe ngushticën e Tajvanit.
Zgjedhjet kaotike dhe përçarëse në ShBA – me Trumpin si figurë qendrore – fuqishëm do të kontribuojnë në përshtypjen e dobësimit dhe të rënies së ShBA-së. Kina, Rusia dhe Irani do të kënaqen kur pyesin se si mundet Amerika të premtojë se do të mbrojë demokracitë jashtë shtetit, kur demokracia e saj ka kaq shumë telashe në shtëpi. Fatkeqësisht, është një pyetje me vend. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Evropianët kanë të drejtë të zemërohen me Trumpin, por duhet të zemërohen edhe me vetveten](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Andrew-Rawnsley-380x233.jpg)
Evropianët kanë të drejtë të zemërohen me Trumpin, por duhet të zemërohen edhe me vetveten
![Telefonata e Trumpit për Putinin kërcënon sigurinë e Perëndimit me katastrofë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Trump9-380x233.jpg)
Telefonata e Trumpit për Putinin kërcënon sigurinë e Perëndimit me katastrofë
![Dorëzimi i pakuptimtë i Trumpit ndaj Putinit është tradhti ndaj Ukrainës – dhe një marrëveshje e tmerrshme](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Timothy-Garton-Ash-e1718263351942-380x233.jpg)
Dorëzimi i pakuptimtë i Trumpit ndaj Putinit është tradhti ndaj Ukrainës – dhe një marrëveshje e tmerrshme
![Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1737226840_vjosaosmani-780x439.jpg)
Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë
![Zbulohet raporti mes Xhenetës dhe banorit të ri të Big Brother VIP Albania, Kelly](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kelly-780x439.png)
Zbulohet raporti mes Xhenetës dhe banorit të ri të Big Brother VIP Albania, Kelly
![Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/naci-gorur-780x439.jpg)
Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit
![Ukraina refuzon marrëveshjen e SHBA-së për mineralet e rralla: Nuk i mbron interesat tona](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_6-21-780x439.png)
Ukraina refuzon marrëveshjen e SHBA-së për mineralet e rralla: Nuk i mbron interesat tona
![Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/04/veriuuu-730x440-1-600x360-1-780x439.jpg)
Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona
![LVV e PDK](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/64541-780x439.jpg)
LVV e PDK "përleshen" për një fletëvotim në Prishtinë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480197055_10162293276589133_801476930299187836_n-1-e1739659801845-780x439.jpg)
Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë
![Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nicola-Hickling-780x439.png)
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq
![Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gje8.jpg)
Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi
![Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/refer-780x439.png)
Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq
![Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vengu-780x439.jpg)
Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm
![Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-2-780x439.png)
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë