Gara e parë me makina elektrike dhe kartingut në auto sllallom në kompleksin “Prishtina Mall” do të mbahet për herë të parë në Kosovë, duke sjellë një ngjarje të veçantë për dashamirësit e garave dhe makinave elektrike.
Organizatori kryesor i kësaj ngjarjeje është Klubi AMCK, në bashkëpunim me Federatën Automobilistike Sportive të Kosovës (FASK) dhe kompleksin “Prishtina Mall”, të cilët kanë punuar me shumë përkushtim dhe kujdes për ta bërë këtë garë një spektakël të jashtëzakonshëm.
Përfaqësimi në këtë garë do të vijë nga bizneset, regjionet dhe individët që dëshirojnë të përfshihen në këtë ngjarje të rëndësishme. Një total prej 14 bizneseve të njohura nga 7 regjionet kryesore të Kosovës do të marrin pjesë, me një numër impresionues prej mbi 170 garuesish që pritet të jenë pjesë në këtë garë.
Pjesëmarrësit do të përfaqësohen në dy disiplina të ndryshme, të cilat janë auto sllallom dhe karting sllallom. Kategoritë e pjesëmarrësve janë të ndara në meshkuj dhe femra, dhe për secilën prej tyre, Klubi AMCK ka vendosur të ketë nga 2 përfaqësues meshkuj dhe 2 përfaqësuese femra. Karting sllallom do të ketë përfaqësuesit e saj të ndarë në djem dhe vajza të moshës 10-18 vjet, me gjithsej 2 përfaqësues për secilën kategori.
Gara nuk do të jetë vetëm një garë e zakonshme, por do të kthehet në një festë të vërtetë, me një program të pasur artistik, muzikë nga DJ të njohur, oferta të shumta të pijeve dhe ushqimeve për të gjithë të pranishmit. Kjo do të bëjë ngjarjen edhe më të paharrueshme dhe tërheqëse për publikun e gjerë.
Për organizimin e kësaj gare, ditët e zgjedhura janë të shtunën dhe të dielën më 22 dhe 23 korrik 2023, me fillim në ora 10:00. Ditët e fundjavës janë zgjedhur me kujdes për të lejuar sa më shumë njerëz të marrin pjesë dhe të shijojnë këtë ngjarje të veçantë.
Gjatë ditës së shtunë do të mbahen garat për biznese, ndërsa të dielën për klube të FASK.
FASK do të sigurojë veturat për gara, kështu që pjesëmarrësve nuk u nevojitet të sjellin makinat e tyre. Por, gjëja e vetme që duhet të kenë është patentën e shoferit dhe të paguajnë tarifën e pjesëmarrjes për këtë spektakël të emocionueshëm.
Kjo ngjarje do të zhvillohet në pjesën e pasme të kompleksit “Prishtina Mall”, ku parkingu do të kthehet në një arenë të vërtetë adrenalinë, ngjarje e cila sigurisht do të bëhet një moment kryesor për dashamirësit e garave dhe makinave elektrike në Kosovë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
1 Maji, Kurti thërret për solidaritet dhe organizim sindikal
Dita e punëtorëve, Tahiri: Sot nuk ka vend për festë – Qeveria mund të festoj dështimet
UBT ndan çmimin më të lartë institucional për Rektorin e Trakya Üniversitesi, Prof. Dr. Erhan Tabakoğlu dhe bën hapjen e Teknoparkut Ndërkombëtar
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, konsiderohet si pasaportë për vendin
1 Maji, Kurti thërret për solidaritet dhe organizim sindikal
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës