LAJMI I FUNDIT:

AmCham: Shqipëria me potencial për energjinë e gjelbër, por çalon në tërheqjen e investimeve

AmCham: Shqipëria me potencial për energjinë e gjelbër, por çalon në tërheqjen e investimeve

Kreu i Dhomës Amerikanë të Tregtisë (AmCham), Enio Jaço është shprehur se Shqipëria i ka të gjitha mundësitë të rrisë prodhimin e energjisë nga burime të ripërtëritshme, por i mungojnë kushtet e favorshme që i hapin rrugën investimeve.

Sipas një postimi në rrjetet sociale, Jaço ka thënë se pas luftës në Ukrainë, Europa ka hyrë në një realitet të ri mbi kërkesën për energji.


“A mund ta shfrytëzojë Shqipëria këtë moment për zhvillimin e energjisë gjelbër?”, ka shtuar ai.

Jaço mendon se pavarësisht avantazheve natyrore dhe kushteve klimatike për energjinë e gjelbër, Shqipërisë i mungojnë kushtet e favorshme që i hapin rrugën investimeve.

“Shqipërisë i mungon ajo që Europa ka: kushtet e favorshme që i hapin rrugën investimeve – strategji zhvillimi, mekanizma financimi dhe prokurime transparente”, thekson Jaço.

Bursa e energjisë, Shqipëria dhe Kosova me platform të përbashkët brenda vitit
Lexo po ashtu Bursa e energjisë, Shqipëria dhe Kosova me platform të përbashkët brenda vitit

Sipas kreut të AmCham, sistemet e paneleve diellore dhe turbinat e erës kanë kosto tashmë të pranueshme dhe përfitime të mëdha.

“Ato do të ishin një mundësi zhvillimi duke nisur nga prodhuesit e vegjël tek investimet e mëdha, me përfitime afatgjata për gjithë ekonominë”, ka shtuar Jaço.

Jaco ka bërë të ditur se aktualisht Shqipëria prodhon energji kryesisht përmes burimeve ujore, në një treg ende të parregulluar apo të stabilizuar të energjisë.

“Institucione ndërkombëtare si BERZH, Banka Botërore dhe BE, janë gati të ndihmojnë në ndërtimin e strukturave për zhvillimin e energjisë së gjelbër. Zhvillimi do difersifikonte burimet e energjisë, moderonte çmimet për konsumatorin dhe rriste mundësitë për bizneset shqiptare.
Pse të mos kthehet në realitet?”, ka theksuar Jaço.

Shqipëria me çmimet më të larta të energjisë në rajon
Lexo po ashtu Shqipëria me çmimet më të larta të energjisë në rajon

Ai thotë se burimet janë të shumta, por kapacitetet të pakta.

“Por kombinimi i dy mënyrave të tjera të prodhimit të energjisë, asaj diellore dhe erës, nëse do të zhvillohej dhe menaxhohej siç duhet, do krijonte kushtet e rregullimit dhe zhvillimit të tregut të brendshëm. Po ashtu do ofronte premisa të reja për furnizimin me energji drejt Evropës”, shprehet Jaço.

“Me tërheqjen nga importi të gazit rus, BE po konsideron fuqimisht diversifikimin e burimeve përmes investimit dhe rritjes së kapaciteteve të Energjisë së Rinovueshme apo të Gjelbër. Reagim të menjëhershëm ka Gjermania e cila tani synon të nxisë me shpejtësi rritjen e projekteve”, sipas kreut të AmCham. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Komiteti i KiE-së ia rrëzon amendamentet Serbisë që anëtarësimi i Kosovës të lidhet me Asociacionin

Komiteti i KiE-së ia rrëzon amendamentet Serbisë që anëtarësimi i Kosovës të lidhet me Asociacionin

Lajme
Specialja shenjëstron tre raste të reja - të përfshirë 30 persona, konfiskon mijëra euro, vetura e telefona

Specialja shenjëstron tre raste të reja - të përfshirë 30 persona, konfiskon mijëra euro, vetura e telefona

Drejtësi
“Pasnesër do t'i mbushte 43 vjet, ai që e deshi shumë ia mori jetën” – familjarja tregon për raportin që kishte me bashkëshortin e ndjera që u vra sot në Pejë

“Pasnesër do t'i mbushte 43 vjet, ai që e deshi shumë ia mori jetën” – familjarja tregon për raportin që kishte me bashkëshortin e ndjera që u vra sot në Pejë

Lajme
Benjamina Kariq: Për herë të parë, zyrtarisht vendosen lidhjet mes Sarajevës dhe Prishtinës

Benjamina Kariq: Për herë të parë, zyrtarisht vendosen lidhjet mes Sarajevës dhe Prishtinës

Politikë
Sondazhi i IRI: Kosova e sheh Serbinë si kërcënim, ndërsa Serbia i konsideron SHBA-të

Sondazhi i IRI: Kosova e sheh Serbinë si kërcënim, ndërsa Serbia i konsideron SHBA-të

Lajme
Vrasjet e grave, Osmani e shpallë të mërkurën ditë zie shtetërore

Vrasjet e grave, Osmani e shpallë të mërkurën ditë zie shtetërore

Lajme
Kalo në kategori