LAJMI I FUNDIT:

AMC dhe Cycle Kosovo dhurojnë shtretër për foshnje në Klinikën e Neonatologjisë në Mitrovicë

AMC dhe Cycle Kosovo dhurojnë shtretër për foshnje në Klinikën e Neonatologjisë në Mitrovicë

Sot, Action for Mothers and Children bashkë me organizatorët e Cycle Kosovo for Children dorëzuan 15 shtretër për foshnje në repartin e neonatologjisë në Mitrovicë, si rezultat i mungesës së madhe të shtretërve për të posalindurit.

Shtretërit u siguruan nga fondet e ngritura nga turneu vendor Cycle Kosovo for Children e cila është një ngjarje bamirëse vjetore e çiklistëve vendor për të ngritur fonde për fondacionin humanitar Action for Mothers and Children. Këtë vit Cycle Kosovo for Children përfundoi me sukses për të gjashtin vit me radhë ku morën pjesë rreth 30 çiklistë në rrugëtimin 4-ditor dhe u siguruan rreth 10,000 Euro përmes kontributeve të kompanive dhe individëve, dhe përmes fushatave online.


“Një prej qëllimeve tona si AMC është ulja e vdekshmërisë së foshnjave, andaj jemi shumë të lumtur që edhe ky donacion i këtyre shtretërve për të sapolindurit në Spitalin e Mitrovicës do të ndikoj në përmirësimin e shërbimeve spitalore, rrjedhimisht në përmbushjen e misionit të organizatës sonë. I falenderoj shumë çiklistët nga Cycle Kosovo for Children për iniciativën dhe mbështetjen ndaj organizatës sonë tash e gjashtë vite me radhë. Mbështetje të ngjashme me pajisje mjekësore do të vazhdojnë edhe më tutje edhe për Spitalin e Mitrovicës, por edhe për spitale të tjera ku identifikohen nevojat” u shpreh Vlorian Molliqaj nga Action for Mothers and Children, thuhet në njoftimin për media.

“Kemi kënaqësinë te jemi prezent sot dhe të shohim se sa po ndihmon lëvizja jonë të cilën po e organizojmë për gjashte vite tani. Jemi falenderues ndaj miqëve dhe donatorëve të cilët çdo her na ndihmojnë në përmbushjen e misionit tonë dhe mbështetin punës se mirë të Action for Mothers and Children” theksoi Albion Hadri nga Cycle Kosovo for Children. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Lajme
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Kalo në kategori