LAJMI I FUNDIT:

Ambsadorja Iberhysaj-Kapitaj i dorëzoi letrat kredenciale presidentit të Republikës së Çekisë

Ambsadorja Iberhysaj-Kapitaj i dorëzoi letrat kredenciale presidentit të Republikës së Çekisë

Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Çeki, Albesjana Iberhysaj-Kapitaj i dorëzoi letrat kredenciale Shkëlqesisë së tij Presidentit të Republikës së Çekisë, Petr Pavel.

Ajo me këtë rast shprehu mirënjohjen pёr miqësinë mes dy vendeve dhe i pёrcolli Shkёlqesisё sё Tij, pёrshёndetjet dhe shprehjen e konsideratёs mё tё lartё tё Presidentes sё Republikёs sё Kosovёs, Sh.S.Dr. Vjosa Osmani Sadriu.


“Nga sot filloj zyrtarisht detyrën e përfaqësimit të Republikës së Kosovës në nivel Ambasadori të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë. Ngritja e nivelit të përfaqësimit pas më shumë se 15 vitesh nga lidhja e Marrëdhënieve Diplomatike mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Çekisë, shënon një hap historik. Ky gur themeli i fortë për marrëdhëniet tona bilaterale, do të shërbejë për të nxitur e shpalosur më tej edhe bashkëpunimin tonë në planin multilateral. Kjo arritje, pa padyshim është dëshmi e raporteve tona të shkëlqyera, të zhvilluara e forcuara ndër vite bazuar në një partneritet të qëndrueshëm, ndërtuar mbi vlerat e përbashkëta të demokracisë dhe respektimit të të drejtave të njeriut”, citohet të ketë thënë ambasadorja Iberhysaj-Kapitaj, njofton Ambasada e Republikës së Kosovës në Çeki.

“Sot, shpalosim një kapitull të ri në raportet me Republikën Çeke, ndërsa ecim të sigurt drejtë së ardhmes sonë euro-atlantike, si një shtet sovran, demokratik dhe multietnik. Por, nuk duhet harruar sa i gjatë ishte rrugëtimi dhe sa shumë përpjekje u deshën për të arritur deri këtu”, ka thënë ambasadorja.

“Andaj, sot është momenti të kujtojmë dhe t’u jemi mirënjohës të gjithë miqve e aleatëve që me përkushtim qëndrojnë përkrah nesh në rrugëtimin e përbashkët për një të ardhme prosperuese”.

“Një falënderim i veçantë të gjithë miqve çekë, të cilët na mbështetën dhe punuan që raportet tona të arrijnë nivelin më të lartë të përfaqësimit. Mirënjohje Presidentit dhe Qeverisë Çeke për mbështetjen e vazhdueshme në rrugëtimin tonë euroatlantik. Ndërsa flasim për historinë e re të marrëdhënieve tona, kujtojmë se lidhjet në mes dy vendeve janë të hershme, mjafton të kthehemi dekada më parë, për të nderuar përkushtimin e pashoq të Presidentit Havel”.

“Presidenti i parë i një shteti mik që shkeli tokën e Kosovës së çliruar, menjëherë pas luftës në vitin 1999. Presidenti Havel ishte mik i shtrenjtë i Presidentit historik Rugova. Ata i bashkonte para së gjithash qëndrimi stoik në kundërshtimin ndaj ideologjive totalitare dhe regjimeve hegjemoniste dhe vizioni e besimi në fuqinë e demokracisë”.

“Në këtë kohë sfiduese për gjithë rendin global po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme që vendet që ndajnë të njëjta vlera, të punojnë së bashku për një botë më të mirë e më të sigurt. E marr këtë mision me përulësi dhe me kënaqësi pres të vazhdoj të punoj ngushtë me qeverinë dhe popullin e Çekisë për të forcuar më tej marrëdhëniet tona dhe për të kontribuar për një të ardhme më të ndritshme dhe më të begatë për të dy vendet tona”, citohet deklarata e ambasadores Iberhysaj-Kapitaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori