Massimo Ambrosini ndjen një grimë pikëllimi dhe një grimë kureshtje në të njëjtën kohë pas shitjes së ish-klubit të tij, Milanit.

Më herët gjatë ditës u konfirmua zyrtarisht shitja e klubit të Milanit nga Silvio Berlusconi te Yonghong Li, pasi 31 vitesh të italianin në krye të Rossonerëve.


Kjo shitja e klubit i ka bërë të gjithë kureshtar, por ish-legjenda e klubit, Ambrosini thekson se përveç kureshtjes, ai është edhe i pikëlluar në të njëjtën kohë.

“Ka pak pikëllim dhe pak kureshtje në të njëjtën kohë”, ka thënë fillimisht Ambrosini, i cili luajti pothuajse 500 ndeshje për Rossonerët, për Sky.

“Mendimet e mia shkojnë për të gjithë ata që kanë punuar në klub për shumë vite, dhe që lejuan atë të dominojnë tani dhe më gjerë”, transmeton Telegrafi.

“Unë e imagjinoj se do të ketë ndryshime, jam duke folur për [Adriano] Gallianin, por imagjinohet se shumë njerëz që punojnë në Milan do të largohen. Pikëllimi im nuk është i krahasueshëm me të tyren”.

“Fat i mirë për pronarët e rinj. Unë shpresoj se njerëzit të cilët tani janë udhërrëfyes për klubin të kenë pasqyrë Gallianin dhe ata që udhëhiqen klubin për vite me radhë”.

“Unë shpresoj se ata kanë plane dhe ide të qarta”, përfundoi legjenda e klubit. /Telegrafi/

telegrafi sport app