Ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall tha se taksa e vendosur nga Qeveria e Kosovës, për mallrat nga Serbia nuk është vendim i duhur. Ajo thotë se ka ende punë për tu bërë sa i përket lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës në zonën Schengen.
Stjernvall tha se vendi nga ajo vjen, është pro tregut të lirë dhe kështu sugjeron të veprojë edhe Kosova për të mirën e përgjithshme.
“Unë mendoj se është koha që ju të vendosni si kosovarë, është çështje e qeverisë kosovare dhe duhet të vij vendimi nga qeveria se të mbaj apo të mos ta mbaj taksën, unë vij nga Finlanda dhe ne jemi mbështetës të mëdhenj të tregut të lirë, kështu që, për ne tregu i lirë është shumë i rëndësishëm për të qenë si vend i vogël në veri dhe na duhet çdo ditë, kështu nëse ju e shihni në këtë perspektivë sigurisht është më mirë për të ardhmen me Serbinë gjithashtu që ju nuk duhet të kenë çështje të taksës nga dy anët”, tha ajo, për Ekonomia Online.
Stjernvall tha se edhe reagimet kundër taksës janë me vend, por prapë insiston se tregu i lirë është i domosdoshëm për zhvillimin ekonomik të dy vendeve.
“Unë mendoj se ju i keni arsyet e juaja dhe unë e kuptoj se ka pasur shumë negativitet që ka ardhur nga ana e Serbisë kështu që unë mundem me e kuptuar se çfarë ndodhë ndodh sidoqoftë e shoh se në një të ardhme të afërt si vend i vogël që jeni dhe ne jemi tregu i lirë është i rëndësishëm për ne”, shtoi ajo.
Stjernvall tha se çështja e liberalizimit të vizave nuk varet vetëm nga vendi që ajo vije, por nga gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.
Madje përfaqësuesja e Finlandës thotë se ka ende punë për tu bërë sa i përket lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës në zonën Schengen.
Ajo thotë se Kosova nuk duhet të jetë e fokusuar vetëm në viza, taksë dhe dialog, por duhet të mendohet se çfarë me të vërtetë kanë nevojë banorët e Kosovës.
“Nuk jemi vetëm ne si Finlandë, nuk është shembull vetëm për Rumaninë që është kryesuese e presidencës së BE-së, përkundrazi ka të bëj me gjitha shtetet anëtare që duhet të vendosin së bashku dhe duhet të punojmë së bashku në çështjen e liberalizimit të vizave ende”.
“…të mos mendohet edhe shumë për liberalizimin e vizave, të mos mendohet shumë për dialog, për taksat por vendosni çfarë dëshironi të bëni në Kosovë, çfarë dëshironi të merrni për kosovarët, si mund qytetarët e Kosovës të bëjnë një jetë të mirë dhe mendoj se kjo është gjëja më e rëndësishme”, tha ajo.
Ajo tha se udhëheqësit kosovarë duhet të marrin më seriozisht temat tjera të cilat ndikojnë drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Edhe një premtim për trenin e shpejtë brenda Shkupit

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në ‘Instagramin’ e grupit terrorist ‘Brigada e Veriut’

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës