LAJMI I FUNDIT:

Ambasadorja britanike: Prishtina dhe Beogradi të shfrytëzojnë dialogun e ofruar nga BE

Ambasadorja britanike: Prishtina dhe Beogradi të shfrytëzojnë dialogun e ofruar nga BE

Ambadaorja e Britanisë së Madhe në Këshillin e Sigurimit, Karen Pierce në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, ka thënë se në Kosovë ka hapa të mëdhenjë drejt sigurisë dhe stabilitetit.

Pierce ka përmendur tensionet ndërmjet dy shteteve kohëve të fundit, duke përmendur edhe taksën e vendosur nga Kosova.


Ajo ka kërkuar nga dy shtetet që të përmbahen nga tensionet e reja, duke bërë thirrje që t’i hapet rruga dialogut, transmeton Telegrafi.

Çitaku: Mbledhjet për Kosovën në OKB janë kthyer në teatër, Serbia po tregon përralla
Lexo po ashtu Çitaku: Mbledhjet për Kosovën në OKB janë kthyer në teatër, Serbia po tregon përralla

“Tensionet mes Beogradit dhe Prishtinës janë ngritur gjatë kësaj kohe, dhe na takon të gjithë neve që të shqyrtojmë një zgjidhje potenciale dhe udhëheqësit politikë në regjion  të përmbahen nga rritja e tensioneve”, ka thënë ambasadorja e Britanisë në OKB.

Pierce tutje ka thënë se dialogu i Brukselit, duhet të shfrytëzohet për të zgjidhur dallimet.

Duke folur për krijimin e Ushtrisë, ajo tha se Britania është në mbështetje të Kosovës.

“Çdo marrëveshje duhet të jetë gjithëpërfshirëse, dhe duhet t’i kontribuojë stabilitetit rajonal. Britania mendon se është e drejtë e Kosovës që të krijojë forcat e veta ushtarake. Interpretimi ynë ligjor i rezolutës 1244 është se nuk përmban asgjë që parashikon tranzisionin e ardhshëm të FSK-së”, ka thënë Karen Pierce. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Lajme
Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Lajme
PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

Lajme
Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Lajme
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Lajme
Kalo në kategori