LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori zviceran: Në Ballkan nëse filloni t’i prekni kufijtë hyni në telashe, është mirë që kjo ide të largohet përgjithmonë

Ambasadori zviceran: Në Ballkan nëse filloni t’i prekni kufijtë hyni në telashe, është mirë që kjo ide të largohet përgjithmonë

Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean Hubert Lebet, ka thënë se korrigjimi i kufijve asnjëherë nuk ka funksionuar.

Ai madje ka thënë se prekja e kufijve do të sillte telashe për të dyja vendet si Kosovën ashtu edhe Serbinë.


“Ndryshimi i kufijve nuk funksionin, nuk ka funksionuar asnjëherë, jemi të lumtur që takimi i Berlinit nuk e ka mbështetur këtë gjë. Nëse lëvizen kufijtë konfliktet nuk do të zgjidheshin, duhet të punojmë në çështjet që nuk janë zgjidhur. Në Ballkan nëse filloni t’i prekni kufijtë hyni në telashe, dhe kjo nuk është ide e mirë dhe pothuajse kjo është shmangur edhe në takimin e Berlinit shpresojë që do të largohet përgjithmonë”, theksoi Hubert Lebet.

Këto komente ambasadori i bëri gjatë tryezës me temë “Dialogu Kosovë-Serbi pas Samitit të Berlinit” të organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës.

“Samiti i Berlinit ka konfirmuar rëndësinë  e palëve që të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjore në mënyrë që të arrihet normalizimi i plotë i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Hubert Lebet, raporton Telegrafi.

Ambasadori ka shtuar se Zvicra mirëpret iniciativën e Gjermanisë dhe Francës për dialogun Kosovë-Serbi.

“Zvicra mbështet fuqimisht këtë çështje dhe mirëpret iniciativën e Gjermanisë dhe Francës. Takimi pasues i Parisit që fillon në korrik me shpresë do të lejojë që të regjistrojë zhvillimet e para që të fillohet procesi i normalizimit në nivel teknik”, shtoi ambasadori Hubert Lebet.

Ambasadori ka theksuar po ashtu se asnjëherë nuk duhet imponuar ndonjë marrëveshje për sa i përket zgjidhjes së problemit Kosovë-Serbi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori