LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori zviceran: Kërkohet guxim për marrëveshjen finale Kosovë-Serbi

Ambasadori zviceran: Kërkohet guxim për marrëveshjen finale Kosovë-Serbi

Ambasadori zviceran në vendin tonë, Thomas Kolly, shpreson që dialogu mes Kosovës dhe Derbisë të ketë një “përfundim të mirë”. Ai tha se për të arritur deri të një përfundim i mirë kërkohet guxim dhe ambicie.

Kolly tha se Zvicra është duke kontribuar maksimalisht që të gjendet një ujdi në dialog me njohje të ndërsjellë mes dy vendeve.

“Sigurisht, ne kemi shumë shpresë se dialogu do të çojë në një rezultat pozitiv. Zvicra në kuadrin e përpjekjeve të BE-së, që BE-ja po i zhvillon, ne gjithashtu po ofrojmë ndihmën tonë. Ne jemi në kontakt të ngushtë me qeverinë këtu në Prishtinë, siç jemi edhe në kontakt të ngushtë me qeverinë e Beogradit, dhe sigurisht, shpresojmë që më në fund ky dialog të ketë një përfundim të mirë” theksoi Kolly, për KosovaPress.

I pyetur nëse mund të ketë një marrëveshje përfundimtare mes të dy vendeve brenda këtij viti, ambasadori Kolly u shpreh se ka shpresë por kërkohet guxim dhe ambicie.

“Siç më tha një miku im i mirë, le të jemi të guximshëm. Pra, le të jemi ambicioz dhe të guximshëm. Pra, shpresojmë që po (të ketë një marrëveshje finale brenda vitit), ta përfundojmë dialogun në kushte shumë të mira” tha Kolly.

Thomas Kolly është ambasador i një vendi mik të Kosovës dhe i cili kontribuon në vazhdimësi në fusha të ndryshme.

Zëvendësdrejtoresha e Agjencisë Zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim Ruth Huber, foli për investimet e Zvicrës gjatë 20 viteve të fundit në Kosovë.

Sipas Huber, Zvicra deri më tani ka investuar mbi 400 milionë euro në Kosovë në fusha të ndryshme zhvillimore përmes dy agjencive zvicerane duke përfshirë rritjen e vendeve të punës, përmirësimin e qasjes në ujë dhe duke forcuar sistemin shëndetësor.

“Në fakt, Zvicra dhe Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), po kontribuojnë me rreth 20 milionë euro në vit, me SDC dhe SECO, në fakt janë dy agjenci të ndryshme, investohen rreth 20 milionë euro në vit në Kosovë, në fusha të ndryshme zhvillimore. Pra, nëse shikojmë prapa në gjithë angazhimin e Zvicrës këtu në 20 vitet e fundit, janë rreth 500 milionë euro që janë investuar këtu. Nëse i përfshijmë të gjitha fushat e ndryshme që Zvicra po punon, duke përfshirë në fakt edhe SëissCO” u shpreh Huber.

E përfituesit e investimeve qindra milionëshe sipas Huber janë komunat dhe institucionet qeveritare, duke përfshirë projekte të ndryshme të cilat ndihmojnë në rritjen e kapaciteteve shtetërore.

“Ne kemi tre fusha kryesore ku fokusohet programi ynë, dhe në fakt kemi vazhdimësi në këto tre fusha. E para ka të bëjë me qeverisjen, institucionet demokratike dhe paqen, e dyta ka të bëjë me zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës, dhe e treta ka të bëjë me ujin, ndryshimet klimatike dhe çështjet shëndetësore. Pra, këto janë tre fushat, me disa projekte në secilën fushë, projekte të kryera së bashku me institucionet qeveritare, komunat, institucionet e shoqërisë civile dhe sektorin privat” tha Huber.

Huber ka theksuar se edhe bashkëpunimi me qeverinë aktuale, organizatat joqeveritare, shoqërinë civile dhe komunat është duke shkuar shumë mirë dhe, sipas saj, bashkëpunimi i tillë do të vazhdojë edhe më tutje./kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori