Ambasadori i Ukrainës në Britani të Madhe, ka deklaruar vendi i tij ka nevojë më shumë për armë anti-tank me rreze të gjatë veprimi.

Vadym Prystaiko ka thënë për Sky News, se ushtria ukrainase ka nevojë për më shumë armë nëpër depot e saj ushtarake, transmeton Telegrafi.

lexo po astu

“Nuk kemi mjaftueshëm armë. Po na shpenzohen”, tha ambasadori ukrainas në Britani.

Një kërkesë të tillë e ka bërë edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili i ka bërë thirrje vendeve perëndimore për asistencë ushtarake. /Telegrafi/