Sot, ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, vizitoi komunën e Gjakovës në kuadër të vizitave të tij në disa komuna të Kosovës.
Takimet i filloi me kryetarin Ardian Gjini për të diskutuar rreth çështjeve të qeverisjes lokale, planeve zhvillimore ekonomike dhe nismave për mbështetje të komunitetit.
Në njoftimin për media thuhet se ambasadori Szunyog e uroi kryetarin Gjini për marrjen e çmimit “Kryetari më miqësor me komunitetin rom” për vitin 2022, duke vlerësuar përpjekjet e komunës për nxitjen e gjithëpërfshirjes dhe për përkrahjen e komuniteteve jo-shumicë.
Ai vlerësoi gjithashtu përkushtimin e kryetarit Gjini për barazinë gjinore, siç u pa përmes përfshirjes së stafit komunal në projektin e Instrumentit për Barazi Gjinore të financuar nga BE-ja dhe të zbatuar nga UN Women.
Veç kësaj, ai shprehu vlerësimin për mbështetjen e vazhdueshme të komunës ndaj strehimores “Shtëpia e Sigurt”, e cila luan një rol vendimtar në ndihmën ndaj viktimave të dhunës në familje.
Gjatë vizitës së tij në Gjakovë, ambasadori Szunyog vizitoi disa projekte të mbështetura nga BE-ja, duke përfshirë zgjerimin dhe rinovimin e ndërtesës komunale.
Ky projekt, i mbështetur me 2.5 milionë euro nga fondet e BE-së, synon të modernizojë hapësirat e zyrave për ofrim më të mirë të shërbimeve komunale.
Më tej, ambasadori Szunyog vizitoi bizneset e vogla lokale që kanë përfituar nga mbështetja e BE-së.
Ai theksoi storien e suksesit të ëmbëltores “Te Ensari”, një dyqan familjar i ngritur nga Vlora Kryeziu gjatë pandemisë COVID-19 në vitin 2021. I njohur për tortat e dasmave, ëmbëlsirat për festa dhe dekorimet e ngrënshme, dyqani është zgjeruar me ndihmën e BE-së, duke punësuar më shumë staf dhe duke tërhequr klientë si nga zonat lokale ashtu edhe nga ato fqinje. Kjo është ëmbëltorja e parë në lagje e themeluar nga një grua egjiptiane e Kosovës, duke shërbyer si një frymëzim për gratë e tjera ndërmarrëse të reja.
Një tjetër ndalesë në itinerarin e ambasadorit rrobaqepësia e Valentina Karamonit, e mbështetur nga nismat e BE-së për rimëkëmbje pas COVID-it.
Punëtoria prodhon shumëllojshmëri artikujsh veshjesh dhe ofron shërbime riparimi, pasi që u përshtat gjatë pandemisë për të prodhuar maska mbrojtëse për komunitetin lokal. Mbështetja e BE-së ka përfshirë sigurimin e makinerive industriale të qepjes për të përmirësuar prodhimin cilësor. Biznesi i Karamonit jo vetëm që i përshtatet një klientele të larmishme, por ofron gjithashtu shërbime falas për familjet e cenueshme nga komunitetet egjiptiane dhe rome.
Duke reflektuar mbi vizitën e tij, ambasadori Szunyog deklaroi: “Vizita e sotme nënvizon përkushtimin e BE-së për përmirësimin e mirëqenies ekonomike dhe kohezionit të komunitetit në Kosovë. Qoftë nëpërmjet përmirësimit të infrastrukturës, qoftë nëpërmjet mbështetjes së bizneseve lokale si ato që vizitova sot, nismat e BE-së i fuqizojnë komunitetet dhe nxisin zhvillimin e qëndrueshëm. Si donatori më i madh i Kosovës, BE-ja mbetet e palëkundur në forcimin e partneritetit tonë dhe avancimin e prosperitetit për të gjithë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kalon gati në përplasje fizike - Gerta Gixhari kap për flokësh Valbona Mhillin

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Dodik kërcënon prokurorët dhe EUFOR-in

Vuçiq: Serbia nuk do ta mbështesë kurrë arrestimin e Dodikut, gabojnë rëndë

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Rubio rrit presionin ndaj Putinit për të pranuar armëpushimin - zbulon lëshimet territoriale të diskutuara me Ukrainën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët