LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë jep mendimin e tij për Rugovën, Thaçin, Haradinajn e Kurtin

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë jep mendimin e tij për Rugovën, Thaçin, Haradinajn e Kurtin

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi në emisionin “Personale” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini, ka bërë vlerësimin e disa prej politikanëve të Kosovës.

Minxhozi ka thënë se Ibrahim Rugova është vërtet një president historik i Kosovës, e që sipas tij vuri themelet e para të Kosovës, përcjell Telegrafi.

“Është një personalitet që ka meritat kryesore në shtet formimin e Kosovës”.


Duke përshkruar figurën e Hashim Thaçit, ai ka thënë se është “personalitet që ka merita të mëdha në luftë dhe paqe”.

“Thaçi në kohën e demokracisë është personaliteti më prezentë në jetën politike së bashku me Presidentin Rugova”.

Minxhozi duke përshkruar figurën e Ramush Haradinajt, ka thënë se “ai pa të drejtë është penalizuar nga institucionet ndërkombëtare lidhur me rolin e Kosovës në luftë”.

“Ai ka mbrojtur me shumë dinjitet kauzën e Kosovë dhe kauzën për të cilën ka luftuar”.

Për Albin Kurtin, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë ka thënë se është “opozitari më stoik”.

“Është një politikan largpamës dhe me një popullaritet të padiskutueshëm në Kosovë”, tha Minxhozi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori