LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori Sekizçok: Turqia pret që Maqedonia t’i mbyll institucionet që përkrahin FETO-n dhe t’i ekstradoj afro 80 persona

Ambasadori Sekizçok: Turqia pret që Maqedonia t’i mbyll institucionet që përkrahin FETO-n dhe t’i ekstradoj afro 80 persona

“Turqia pret që Maqedonia t’i përgjigjet kërkesave të saj për ekstradimin e afro 80 personave të lidhur me organizatën terroriste FETO, përgjegjës për tentativën për grusht shtetin në Turqi gjashtë vjet më parë, si dhe mbylljen e tre shkollave në Shkup, Tetovë dhe Strugë që janë të lidhura me organizatën FETO”, kështu ka deklaruar sot Ambasadori turk, Hasan Mehmet Sekizçok në një konferencë për media me rastin e ngjarjeve të 15 korrikut 2016, e cila në Turqi festohet si Dita e Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar.

“FETO është një organizatë terroriste që i përket gjeneratës së re të strukturave terroriste. Strategjia ishte infiltrimi në institucionet shtetërore me qëllim marrjen nën kontroll të shtetit nga brenda. FETO vendosi anëtarët e saj të rinj në institucionet shtetërore, të manipuluar me veprime të aktiviteteve edukative dhe humanitare. FETO, përmes strukturave të saj ballore në fushën e arsimit, medias, bankave dhe fushave të tjera të ekonomisë, u përpoq të formonte një strukturë në Turqi dhe në vende të ndryshme të huaja. Lufta kundër FETO-s brenda dhe jashtë vendit në gjashtë vitet e fundit ka qenë një nga prioritetet e shtetit” tha ambasadori turk.


Ai tha se “FETO është një kërcënim për vendet në të cilat vepron dhe se janë nisur procese ligjore në lidhje me strukturat e FETO-s jashtë vendit, ndaj sipas hetimeve të kryera në Turqisë, vendeve të tjera u janë ofruar kërkesa për dëbim dhe ekstradim, si dhe janë ngrirë pasuritë e personave dhe institucioneve që mbështesin financiarisht FETO-n”.

Ambasadori u shpreh se gjithsej në 45 shtete i është dhënë fund veprimtarisë së institucioneve arsimore të FETO-s, mbi dyqind shkolla në 20 shtete janë marrë në dorëzim ndërsa tani edhe nga Maqedonia pret që të bashkohet në këtë iniciativë dhe të jetë krah Turqisë.

Sekizçok tha se Turqia po shënon 15 korrikun me shumë krenari pasi atë ditë, 251 qytetarë turq dhanë jetën në mbrojtje të atdheut, dhe mbi dy mijë u plagosën.

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori