Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan priti në takim ambasadorin e ri të Maqedonisë së Veriut në Ankara, Jovan Manasijevski, raporton Anadolu Agency.

Në takimin në Kompleksin Presidencial në Ankara, ambasadori Manasijevski i dorëzoi Erdogan-it letrat kredenciale.


Më pas Manasijevski bashkë me disa punonjës të ambasadës realizuan një fotografi kujtimi me presidentin Erdogan.